Slideshow

Loading...

Barra video

Loading...

domenica 24 ottobre 2010

KURBNESHI


I kisha mbushur pesë vjeç e motra ime ishte disa muajshe, kur u transferuam në Kurbnesh. Babai kish mbaruar studimet jashtë shtetit, e jo vetëm, edhe ishte martuar atje me një të huaj. Kur u kthye , kufijtë u mbyllën. Për nënën time kish dy rrugë, të më merrte a të më linte mua, pak rëndësi kish, ajo që kish rëndësi kishte të ikte ose të qëndronte këtu pa pasur mundësi të shihte prindërit e saj. Zgjodhi të dytën. Për njëzet vjet rresht ndoqi babain tim atje ku e thërriti atdheu. Thirrja e parë në Bulqizë, kujtimet pothuaj më mungojnë fare sado që përpiqem se mos kujtoj diçka, pastaj Prrenjasi, këtu fare pak kujtime, dhe e treta, në rradhë ishte Kurbneshi. Këtu fillojnë edhe kujtimet e mia...
Një qytet i vogël, shumë i vogël, rrethuar nga një kurorë malesh të mbuluara me pisha, kështu më dukej mua, me në krye një më të lartë, që unë mbaj mend që e quanin kepi Gjon. Ajo që më kujtohet nga ajo kohë ishte se këtu ditët ishin më të shkurtëra se në Durrës, e Durrësi ishte shumë i shtrenjtë për mua... atje ishte gjyshja ime, me të cilën nuk jam ngopur kurrë, e shihja vetëm dy herë në vit, tre javë në verë dhe më pak se një javë për vit të ri, edhe se do të doja me gjithë shpirt t'a kisha gjithnjë pranë. Isha fëmijë e shumë gjëra nuk i kuptoja, nuk kuptoja sepse në fillim fëmijët më rrinin pak si larg, ose më mirë më largoheshin kur dukeshin në horizont prindërit e tyre, e pse çdo fjalë që thoja ma analizonin, e më pyesnin se ç'kisha ngrënë në drekë a në darkë, ashtu si pa dashur ndonjë nënë shoqeje...siç nuk kuptoja se pse kur nëna ime që punonte infermiere në spitalin e qytetit e bënte shërbimin njëzetekatër orësh e babai ishte në punë në minierë, shpesh vinin kontroll nga këshilli e fronti. Zakonisht ishin më shumë se pesë burra e gra që kontrollonin cep më cep shtëpinë, nëse ishte e pastër apo jo, të paktën mua kështu më thonin. Mbaj mend se si rrinin e shikonin foton në mur ku kishte dalë nëna ime me babanë kur ishin martuar e gjithnjë të njëjtat fjalë “ shikoni dashnorët e Venedikut”. Unë atë kohëmoshe nuk e dija se ç'ishin dashnorët e Venedikut, dija vetëm se fjala dashnor nuk kish kuptim të mirë, ndaj asnjëherë nuk ua thashë prindërve, kisha frikë se do të mërziteshin. Mjaft mërziteshin kur u thoja se vinin për kontroll, ndaj edhe këtë fillova të mos ua thoja. Derisa një ditë i gjeti aty komshija jonë Liza, ajo grua mirditore e mirë dhe u bërtiti. I ndoqi pas edhe nëpër shkallë, por unë nuk mora vesh shumë se ç'u tha. Di vetëm se nuk erdhën më, por si shpagim për këtë e thirrën nënën time në këshill e i thanë se ose do të pastronte mirë shtëpinë, ose do t'i bënin fletërrufe si grua që mban pis shtëpinë. Pise... nëna ime...!!!Vërtet, shtëpia mund të ishte ca rrëmujë, ishim vetëm dy fëmijë në shtëpi, unë pa mbushur të shtatë vjetët e motra ime dy vjeçe, për të cilën më binte shorti të kujdesesha. .. Nuk dua të kujtoj këto... aq më bënte atëhere e aq më bën tani, unë isha fëmijë i lumtur në atë Kurbneshin e largët, kam qenë fëmijë i lumtur në të gjithë fëmijërinë time, po të lëmë mënjanë të bërtiturat apo ndonjë shuplakë të mamasë sime që nuk m'i kursente. “Dajaku ka dalë nga xheneti”- justifikohej ajo para babait tim kur e qortonte për këtë. E unë nuk e dija se ç'ishte xheneti, por meqë dajaku nuk më pëlqente, nuk kish se si të më pëlqente dhe ai. Ndërsa babai... nuk ishte thjesht baba, ishte shok, ishte udhëheqësi im shpirtëror. E pastaj kisha mjaft gjëra që më pëlqenin, ishin lojërat jashtë me fëmijët e moshës sime kur mamaja ndodhej në shtëpi e kujdesej për motrën time, ishte kinemaja në të cilën vinin e ndërroheshin filmat dy herë në javë e më lejonin të shkoja edhe vetëm me ndonjë shoqe edhe pse isha e vogël. Ka patur një gjë të mirë ajo kohë, fëmijët mund të liheshin të lirshëm pa patur frikë se i prekte kush. Ishte shkolla, ku shkoja me dëshirë, mësimet nuk më rëndonin e pastaj ishin...librat. Kur mbusha tetë vjeç një shok i babait më dhuroi për ditëlindje përrallat e Andersenit. E unë... në netët e gjata isha sireneta, isha princesha, isha hirushja, isha heroina e filmit të mbrëmjes...isha, isha gjithnjë heroina pozitive e filmave dhe e përrallës. Cudi se si fëmijët zgjedhin në mënyrë të natyrëshme anën e së mirës.A mund te kish vend tjetër më të bukur e më të përshtatshëm në botë se Kurbneshi për të hyrë në botën e magjishme të përrallave? Mendoj se jo. Bukuria e tij natyrore, ai qytet i vogël që unë e mbaj mend me shtëpi të bardha, të cilin e bridhja përditë pëllëmbë për pëllëmbë, deri tek ura, më tej e kisha të ndaluar...Poshtë rreshtit të pallatit tim ishte një kullë, një kullë me frëngjij, kishte dhe një burim uji, kishte edhe lumë, ishin dyqanet, kish edhe një klub, ishte shkolla e mbaj mend edhe postën. E fëmijë ... shumë . E unë, dreqi e mori isha gjithnjë e pakujdesëshme, ose humbisja motrën e cila shkonte vrap në shtëpi e më spiunonte se nuk e ruaja, ose rrëzohesha duke luajtur e gjunjët i kisha gjithnjë të gjakosura, e nganjëherë harroja mallin që blija në dyqan mbi banak e krisja e ikja duke luajtur. Njëherë tek burimi, e nuk e di se ç'bëja atje pasi kishim ujë në shtëpi, lashë lekët mbi një gur e kur u ktheva, punë disa minutash nuk i gjeta. Për fat njerëzit që kisha lënë i gjeta aty, e i pyeta se mos i kishin parë lekët e mia. Filluan të qeshnin se mos po bëja shaka por kur unë këmbëngula, një grua që fliste me dialekt e të cilin kisha filluar t'a kuptoja mirë, ju drejtua një burri e i tha se e kishte parë të fuste diçka në xhep. Ai kundërshtoi një hop, pastaj me një buzëqeshje të sforcuar i nxorri lekët e mia e m'i zgjati duke më porositur se nuk duhej t'i lija më lekët ashtu. Tani i shkruaj këto dhe mendoj se njerëz të mirë e të mrekullueshëm ka e ka patur në të gjithë kohërat e vendet, e nuk kanë munguar kurrë ashtu siç nuk mund të mungojnë as njerëzit e këqinj. Fëmijëri e bekuar, problemet janë të të rriturve, e unë ua di për nder prindërve të mij që më kanë mbajtur larg problemeve të tyre e të kohës. Nuk i kam parë kurrë të zihen, e nëse ziheshin e për këtë nuk kam dyshim , nuk e bënin në prani të fëmijëve, duke më futur në shpirt mirësinë , ndjesinë se isha e rrethuar me dashuri. Jashtë shtëpisë ishte tjetër botë po kaq e gëzuar për mua, paçka se ndonjëherë zihesha me vajza e djem, nuk mësova kurrë të gjuaj me llastiqe ama me gurë...kisha nishan derisa i çava kokën shokut tim, Zefit që banonte në kullën me frëngjij, atëhere hoqa dorë.Gjaku që i rridhte bëri më shumë punë se qortimet, nuk doja më t'i bëja keq askujt.


Pastaj ndodhi diçka që e tronditi botën time prej fëmije ku nuk kishte dallim mes djalit dhe vajzës, babai më kishte shok, pra më trajtonte si djalë, edhe pse vishja fustane, edhe vajzat e tjera të moshës sime ishin më të prapa e më të shkathëta se djemtë...Por ajo mbledhje apo gjyq që u bë në sallën e kinemasë, e ne e pamë në vend të filmit, megjithëse nuk i kuptuam shumë nga sa u thanë. Po prishej një fejesë, një nga ato fejesa që quheshin në djep. Mësuam se vajzat i shisnin sapo lindnin tek burri. Babai i vajzës i kish marrë paratë pak kohë pasi ajo kish lindur, e ajo ishte e detyruar të martohej me një burrë shumë të madh, ishte edhe më i madh se gjyshi im i shkretë që kish pak vjet që kish vdekur. Ndërsa vajza ishte në klasë të tetë, ishte pesëmbëdhjetë vjeç. Ajo vajzë e bukur dhe e guximshme, ajo që thyente kanunin, ajo ju shtua heroinave të mia e të shoqeve të mia. E përfytyronim veten të fejuara që në djep, tek thyenim kanunin e bashkë me të edhe kokat e atyre njerëzve të liq që guxonin të shisnin vajza të vogla si ne...Jo, ne, unë isha nëntë vjeç, e shoqet e mia ishim të revoltuara, nuk e kishim idenë ende se ç' ishte burri e martesa, ishte diçka që duhej të ndodhte dikur larg, larg lojërave tona, por ne revoltoheshim sepse nuk donim të ishim të shitura si bagëti. Bagëtia shitet, është bagëti, vajzat... ne që të thyejmë kokën me gurë, le ta provojnë...


Ishte viti i fundit që kaluam në Kurbnesh. E të mendosh se babait i kishin premtuar se do të punonte aty vetëm një vit e do ta trasferonin afër shtëpisë së tij. Pesë vjet, unë u bëra dhjetë vjeçe e familja ime u shtua edhe me një pjesëtar tjetër, siç tha mamia, nuk kam parë fëmijë kaq të bukur, e për më tepër ishte djalë...E atëhere erdhi dhe trasferimi. Ditën që u larguam nga Kurbneshi, e kam të skalitur në kujtesë. Minatorët që ishin mbledhur tek autobusi e ndaheshin me babanë tim, shokët e tij inxhinierë me gratë e tyre, nëna ime me vëllain e vogël në krahë, motra ime e dashur e bukuroshe që nuk i ndahej babait, dhe unë që isha hutuar duke bërë edhe një lojë të fundit me fëmijët e moshës sime. Mezi u shkëputa pasi më thirrën disa herë. Nuk u ndava me shokët, nuk e konceptoja se ç'ishte ndarja, shumë shumë ndahesha me gjyshen time, por edhe atë pas ca kohësh e takoja prapë, por me këto këtu ... nuk e mendoja se nuk do t'i shihja më. E në fakt nuk i pashe më, megjithëse i mbajta në zemër për një kohë të gjatë. U drejtova nga autobusi, përpara meje ecte një çift, një burrë i madh, kështu i quaja të moshuarit, dhe një grua e re që i shkonte prapa duke i shkundur zbokthin nga supet e duke i sheshuar palat e xhaketës. Mbajta këmbët, ishte heroina ime me atë burrin që e kish blerë...Kisha një vit që nuk e kisha parë, ajo kish mbaruar shkollën. Edhe trupin nuk e mbante drejt. Vrapova, i parakalova e qëndrova përpara tyre duke kërkuar shikimin e saj por sytë e saj i shmangeshin të gjithëve.Burri kaloi duke më shtyrë lehtë, mua biçimin e kalamanit që i kisha zënë rrugën. Dikush më kapi për krahu e më ngjiti në autobus. Dëgjova nënën time : “Jezhish Maria” një gjashtëmbëdhjetëvjeçare me një gjashtëdhjetë.Babai i bëri me shenjë të heshtëte, ajo Jezu Maria edhe se shqiptuar në gjuhë të huaj mund të tërhiqte vëmendjen e dikujt. Autobusi u nis, unë pashë çiftin tek mbetej prapa e u ktheva nga babai, i kërkoja gjithnjë spjegime. Kuptova se ajo vajzë nuk kishte bërë mirë por siç dukej nuk kishte patur rrugë tjetër, u ishte dorëzuar të këqijve, ndryshe nuk do të kishte aq dhimbje e trishtim në sytë e tij...

Nuk diskutohet se u gëzova shumë më vonë, kur me emancipimin e gruas këto fejesa u prishën përfundimisht e heroinat e mia u ringjallën. Por tashmë Kurbneshi më kish plagosur në një krah tjetër, e kjo plagë nuk u shërua më. Babai im kish marrë silikozën, ajo minierë ku me bakrin nxirrej dhe ari, mori shumë jetë minatorësh, djem të rinj e të fortë të Mirditës deri ditën e fundit... e krahas kësaj nuk ka gjë që mund të më tërbojë më shumë se absurditeti i asaj kohe fallce... kur babanë tim nuk e mjekonin për sëmundjen që kish sepse nuk mund të pranonin që në një vend e sistem socialist si i yni, ku kapitali më i çmuar është njeriu...një inxhinier ishte sëmurur me silikozë duke punuar në minierë...




0 commenti:

Lettori fissi

Slideshow

Loading...

Pergezime nga une, Vedati , Suzanes


Pergezime nga une, Vedati , Suzanes.
E kam kujtuar gjithnje me mallengjim shokun tim te shkolles , me te rregulltin, me te sinqertin,me te dashurin.Gjithnje i suksesshem ne mesime dhe ne shoqeri e veprimtari te perbashketa kulturore.Njeriu me realist , vezhgues i jashtezakonshem dhe konkludues i matur.
Prekej shume nga ndonje moskorrektesi e ndonje shoku te vet , ja vinte ne dukje per t'a permiresuar, por nuk u mbante meri.Pak jemi takuar ketu ne Shqipweri. Kur une punoja ne jug ai ne veri dhe anasjelltas. Kur takoheshim , gjithmone rastesisht, qellonte qe te dy ishim me ngut.
Asnjehere nuk u ngopem me muhabet. Edhe me te shoqen çeke, shume e shqiptarizuar , ne kembe jemi prezantuar dhe njohur.
Ne Ostrave , Petriti me njoftoi se po ikte nga konvikti se ishte martuar. Per kete pike nuk e zgjatem muhabetin sepse une nuk e pelqeja nje gje te tille se me dukej e parakoheshme.
Por ai e beri fakt te kryer. Une ate vit te 1959-s mbarova studimet dhe u ndava me Petritin , duke i thene sipas zakoni te atehershem “Me nje djale”.
Une njehere u ndodha ne siklet te madh se mund te denoncohesha ne ambasade. Une me Petritin ditet e pushimit punonim neper ndermarrje te ndryshme, metalurgji etj. Ne vajtem dhe na afruan nje pune te rende qe une s'e perballoja dot.Petriti si i forte qe ishte e pranoi.Kur u takua me ate shokun e vet, qe me vone i doli inkorrekt, i kish thene : “une fillova pune per keto dite pushimesh, Vedati nuk gjeti te pershtateshme.
Ai i qe pergjigjur : “C'ju be mire atij reaksionarit qe s'e moren ne pune “.
Pse i thua reaksionar ?
S'e di ti ? I ka thene B-se per Hrushovin qe eshte trockist, duhet t'a denoncojme.
Pas ketij Petriti vjen direkt e me thote.
Verte B-ne e kemi shume shok sidomos ti ke shume konfidence, por kur e di qe ai eshte informator si ja thua keto gjera ?
Tani rreziku me i madh ishte nga ky tjetri se sa nga B-ja.Se mund te na beje ndonje te pabere , se mund te na beje çeshtje te Rinise, Partise dhe ambasades.Duhet ta mbyllim urgjent.
Pasi e rrahem problemin vendosem te organizojme nje feste sikur gjoja te nesermen martohej vellai im me i vogel ne Tirane dhe te mblidheshim e t'a festonim. Ashtu u be.
Ngritem dolli dhe perplasem gotat sigurisht per miqesine me BS, per lavdine e ML dhe te Stalinit e Enverit dhe shume me teper per shendetin e Hrushovit duke e cilesuar si Leninin e diteve tona e keshtu me rradhe.
Mandej Petriti u tregua shume aktiv per te ndryshuar mendjen e atij inkorrektit dhe me siguroi qe çeshtja u mbyll me fjalet qe nje fjale e tille nuk mund te thuhej prej meje per Hrushovin.
Mos te harrojme se kjo ngjarje ishte ne pragun e vizites se madhe qe do te bente Hrushovi ne Shqiperi dhe une isha ne periudhen e perpilimit te diplomes.
Nuk do t'a harroj kurre Petrit Kollakun. Vdekja e tij me erdhi krejt e papritur dhe u habita se si nuk merreshin masa per mbrojtjen nga silikoza.
Me dhembi shume per Petritin por me rendoi per tere jeten se kjo vdekje e hidhur kishte te bente edhe me ate qe rregullat e sigurimit teknik ne pune nuk zbatoheshin rigorozisht.
Gjithmone do ta kujtoj me permallim , te mrekullueshmin Markshajder Petrit Kollaku.
Petriti meriton dekoraten me te larte per punen e pakursyer qe ka bere dhe per sjelljen e tij aktive dhe shembullore ne te gjitha fazat e jetes e te punes.
Me shume respekt perpara Bijes Se Petrit Kollakut, Suzana Kuqit.
Prof Dr.Inxh.Gjeolog Vedat Shehu

sublime

sublime

Noi e le parolacce



Mia figlia ha fatto una scuola dove la maggior parte dei alunni erano maschi, pensateci , solo cinque ragazze tra cinquanta ragazzi. No, niente di male, non ha avuti dei problemi , perchè ha la testa sulle spalle e sa rispondere a chiunque, ma il problema è che è diventato un po maschiaccio. E' passato il tempo dei bei vestiti e delle belle pettinature, solo i jeans , magliette e scarpe che sembrano da militare.Non ne parliamo del vocabolario. Ma non è che la usa con me o con suo padre, neanche con i nostri amici, è molto educata. Ma un giorno che per caso ero tornata prima dal lavoro , lei, non si era accorta e stava litigando con suo fratello , l'ho sentita.A dire la verità non potevo capire chi era il maschio tra loro due...Stavo in piedi nel corrodoio e sentivo con la mandibola che mi era scesa giù. Dopo qualche minuto, dalla sala esce mio figlio , arrossato come una ragazza timida. Quando i suoi occhi incontrarono i miei mi disse :
- Diglielo te di chiudere la bocca altrimenti lo picchio...- e entrò nella sua camera e io sentì un rumore forte e mi sembro che il muro cadesse giù. Allora capì perche i muri e il frigo avevano quei segni strani...era lui che li prendeva con i pugni.
Queste cose mi fanno mettere a pensare. Noi, eravamo educati in una maniera diversa nel nostro tempo e nel nostro paese, anche se eravamo poveri e nelle condizioni per niente desiderati, non usavamo mai le parolacce.E non solo. Quando li sentivamo, diventavamo rossi fin alle orecchie come i papaveri, e pensa te se potevamo usarle in casa. Mi ricordo che quando avevo cominciato a lavorare per la prima volta in regola in una struttura qui, mi capita una collega che quando parlava , una parola su tre , era una parolaccia.Dio mio , pensai, io avevo conosciuto l'Iatlia tramite la Tv e pensavo che le parolacce non esistevano.Ma le parolacce si imparano presto, e dopo un pò di tempo cominciai a rispondere e dare anche il resto, di sicuro sceglievo la moneta più piccola.Strano però, ma non mi vergognavo, per lo più per me era una lingua straniera e non mi faceva lo stesso effetto che mi fanno nella mia lingua. Perciò , un giorno che i miei adorabili figli stavano litigando e il più bravo marito del mondo faceva finta di non sentire,non so come fa fare il sordo quando non li interessa, io osai a dire una parolaccia perchè dovevano finirla. Voi credete che ha fatto qualche effetto su miei figli ? Neanche l'hanno sentito. Invece mio marito che l'aveva sentita mi guardava meravigliato come se fossi un alieno.
- Perchè mi guardi così ? dico io arrabbiata pronta a far fuoco su di lui.
Lui non mi rispose per un pò, poi mi dice tranquillamente :
- Quando la donna comincia a usare le parolacce, vuol dire che sta per diventare vecchia.
L'effetto era pieno. Dopo questo non ho mai più usato le parolacce in casa mia. Potevo accettare che ero maleducata... potevo accettare tutto ma... che stavo per diventare vecchia... mai. In fin dei conti quale altra donna lo può accettare ...?

Invisibile



E’ finito un sogno
si è spezzato
Uno degli ultimi rimasti
come le ali di una rondine
ferita che cade dal cielo
In apparenza
non è successo niente
continuo a vivere
lavorare , sorridere
e scherzare
Nessuno si accorge
di quello
che mi succede dentro
neanche posso dirgliele
mi prenderebbero in giro
Nessuno si accorge
della tragedia invisibile
di sogni crollati
Perchè io… ho paura
… di sognare ancora…

Lumturi familjare

Pjese nga libri me te njejtin titull


Prezantimi

Ne , domethene une, burri me i mire ne bote dhe femijet me te embel ne bote , jemi nje familje qe jetojme ne harmoni te plote , per t’u pasur zili. Punet i kemi te ndara natyrshem , pa u lodhur , sipas prirjeve dhe talenteve qe ka secili prej nesh. Keshtu , zararet , lodrat , televizorin e telekomanden jane pune qe i bejne shkelqyeshem e me zell te madh femijet. Gazetat , domethene leximin e tyre , zgjidhjen e fjalekryqeve , gjumin e pasdites , ndjekjen e lajmeve e disa pune te tjera te ketij tipi monoton e te merzitshem i ben me vullnet e zell te madh burri im i dashur pa u ankuar fare. Ate pakice punesh ordinere e te thjeshta qe mbeten si larje , gatim , hekurosje e vogelsira ta tjera i bej une , ç’eshte e drejta jo me qejf , po i bej. Kur te gjitha ecin sipas kesaj menyre ndarjeje çdo gje shkon mire e bukur. Por nuk eshte e thene . Nganjehere mua si gjithe grate e tjera me vret e mira e nis e ankohem se gjoja me dhemb koka, kurrizi , apo ndjehem e lodhur . Fill pas kesaj femijet shtojne si me komande intensitetin e veprimeve te tyre e seç u shkrep te vrapojne e te ulerijne si indiane duke permbysur çdo gje qe u del perpara . Im shoq fillon e ngryset . Per kunderveprim une e hap gojen me shume duke u ankuar. Atehere burri nuk mbetet vetem ne ngrysje por kundervihet me fjale . Fillon kesisoj nje nga ato seanca qe mund t’i quash zbrasje thesi e dyaneshme me shprehje opinionesh si pershembull rri e ben sehir , gazetaxhi , nuse prej lecke , dembele etj. Pasi mbarojme me njeri tjetrin e kane rradhen njerezit e mij , pastaj te tij , shtohen argumente e "komplimente" te reja nga ato te seances se parafundit . Rezultati , pas kater oresh debat , nje jave pa folur derisa mua me vijne mendte perseri e vazhdojme sipas rregullit te arte te vendosur qe ne fillim…

Il volo di un poeta


Il volo di un poeta…
Hai mai preso un volo
Come un gabbiano all’alba
Hai mai dorato la tua anima
Con i raggi del sole al tramonto…
O nella notte con stelle che scintillano
Sulla luna piena ti sei fermato
A fare l’amore con il tuo amato
Hai mai fatto…
Io ho cavalcato le aquile
Nelle notti tempestose arrabbiate
Ho ucciso dei mostri con le mani mie
Ho parlato coi draghi
Nelle mie poesie…
Ti sei mai tuffato
Nel profondo blu degli oceani
Hai fatto compagnia ai delfini
Come una bella sirena sognando
Un sogno
Negato nei secoli…
Hai provato a girare nella giungla
Tra leoni e tigri
Senza aver paura
Perchè ti sei messo in testa
Quel fiore raro e stupendo
Per regalarlo al tuo amore
E quando l’hai trovato
Hai rinunciato
A non uccidere quella bellezza…
Sei riuscito e ricamare le stelle
del cielo
In una notte nuvolosa e buia
E ad aprire le porte
Degli universi ignoti
E paralleli,
e viaggiare nell’infinito
Sei riuscito
a vedere quanto diverso
può essere il mondo
se la gente
potesse ragionar col cuore…
E di parlare con Dio
Nel raggio dorato del sole
Di sentirlo in un germoglio
Verde e delicato
Dopo un inverno furente
E ti dice, ecco una speranza
Alzati, non ti devi rassegnare
Al destino
Una vita ti ho dato
Non viene sprecata
Ti sei mai sentito
Padrone di te stesso
E dei tuoi pensieri
Oppure quel conto in banca
Si è impadronito di te
E il tuo cuore
L’ha fatto diventar gelido…
Ti sei mai bagnato il cuore
Con le lacrime non tue
L’hai mai scaldato
Nei raggi
Meravigliosi
Di un sincero sorriso…
Perciò di prego
Non chiedermi
Cosa ho fatto
O cosa farò nella mia vita
Non mi vergognerei
A risponderti
Sono, sarò e morirò
Come un poeta matto
Tormentato e felice
… Nel volo…

patenta

patenta

GRI

GRI

Slideshow

Loading...

Vajza ime


Vajza ime
tashmë është një ëndërr
e unë një … pritje
Vajza ime
ëndrrën u ka rrëmbyer
pulëbardhave
e ka ikur tutje…
Vajza ime
mes detit dhe qiellit
porteve dallëndyshe…
Vajza ime
një ëndërr në lundrim
e unë
zemër që bën durim…
Vajza ime
marinare ëndrrash
endet nëpër botë
unë këtu
një port këmbëngulës
në një pritje kokëfortë

Imperia 26 maj 2008…

coelho


- Ne vete, jemi infiniti i vogelsise dhe i madheshtise, dhe jeta qe i bashkon.

mesazh dhembshurie

mesazh dhembshurie

Slideshow

Loading...

kristiana

kristiana

Che lingua parla l'anima


Che lingua parla l'anima
(alzheimer)
Il sipario scende lentamente
pensieri che si inciampano
finché si perde anche la parola
nella notte buia della mente...
La ragione è spenta
Spenta sembra anche la luce
dentro gli occhi...
ma se ti avvicini
delicatamente
bussando con un sorriso...
si alza un' altro sipario
un altra scena mostrando
un anima intimorita e terrorizzata
imprigionata in un corpo ed in un mondo
che più non la conosce...
Dio mio!
Qual' è la lingua dell'anima..?
Che lingua parla l'anima..?
Se non quella di questi occhi
in cerca di percepire
un po' di tenerezza
affamata di una carezza
di un sorriso, di un affetto...
su tutte le facce
perché nel suo mondo
esiste solo una
che comprende anche quello dei figli
che gli ha partoriti, cresciuti, amati
che li sembrano dei perfettamente estranei
vede un solo volto
che si chiama umano, ma...
ha dimenticato
qual'è la lingua che parla l'anima...
Perché spendiamo nelle guerre
facciamo la gara per arrivare alle stelle
perché interessa più la vita sul Marte...
e non pensiamo che ciascuno può incontrare
questa malattia nel suo destino...