Slideshow

Loading...

Barra video

Loading...

venerdì 29 ottobre 2010

Mos m'i prek lulet








Tri të rëna daulleje dhe kënga e vallja pushoi. Burra, gra, fëmijë e pleq u ndanë në dy grupe e u tërhoqën në skaje të kundërta të lëndinës pa e humbur gjallërinë e gëzimin. Formuan nga një rreth në qendër të të cilit, ulur mbi shtresa lëkure ariu ndodhej këshilli i më të moshuarve. Drita bujare e hënës vinte në pah shpirtin misterioz të asaj feste duke u hedhur mbi supe mantelin e lashtë mistik, teksa syve u shtonte shkëlqimin. Njëkohësisht, në secilin grup, një djalë e një vajzë u shkëputën e u gjunjëzuan përpara të moshuarve. Zërat e mërmërimat e njerëzve pushuan e në heshtjen e thellë, nga të dy skajet u ngritën zërat e kryetarëve të cilët treteshin në njërin tjetrin e formonin një të vetëm, atë të zakonit e të ligjit, të kërkesës së besnikërisë e betimit për të mos shkelur mbi fjalën e dhënë njerëzve dhe zotave. Të rinjtë dëgjonin kokëulur. Ligjërata mbaroi me një kërkesë në emër të të gjithëve, nëse nuk ishin të bindur se do të mund t'u përmbaheshin kushteve, të tërhiqeshin sa ishin në kohë, ndryshe, të bënin betimin. Një pritje e ngrirë të cilën e theu tingulli i zërave të të rinjve, i cili u prit me brohoritje. Rrathët u hapën, vajza e djali të shoqëruar nga prindërit e tyre, lëvizën drejt njëri tjetrit në qendër të sheshit e ndaluan në largësinë e tri hapave. Vajza hoqi shaminë, klithma e reflekseve të arta të flokëve që harbuan me flladin e mbrëmjes ju derdh shtatit deri në brez, ndërsa shikimi prej drenusheje ju qep fytyrës së djalit ku dy sy në të cilët e kaltëra e ujit të burimit luante me refleksin e dëshirës dhe të flokëve të zinj që i binin mbi ballë e supe. U dëgjuan pasthirrma admirimi e pëshpërima keqardhjeje. “ Sa te bukur... Mëkat...” Rrathët u mbyllën sërish, një djalë e një vajzë tjetër u gjunjëzuan përkatësisht përpara të moshuarve për të bërë betimin e tyre. Arta, kështu quhej vajza flokëverdhë mbyti një pasthirrmë padurimi. Duhej të priste, atë natë të vitit kurorëzoheshin edhe dy çifte të tjera që kishin zgjedhur të njëjtin fat me të. Befas, një lëvizje e lehtë në brendësi të qenies së saj i shkaktoi një rrudhëz në ballin e bukur. “Ah, sikur ta dinte...” Sytë e kaltër e vështronin mbushur dëshirë e dashuri të pakufishme. Dhimbja i sëmboi krahërorin tek kujtoi netët e mbytura në pasionin e bukur të atyre syve, por flladi i lehtë që i përkëdheli trupin dhe hingëllima e kalit të fshehur në pyll ja lehtësoi. “Do të më kesh i dashuri im, edhe sonte...pastaj...” Do të ikte e nuk do të kthehej më, nuk do ta shihte më... E nuk do ta gjenin, i ish betuar asaj regëtime jete në prehrin e saj. Kur të tre çiftet qëndronin përballë njëri tjetrit, prindërit u dhanë bekimet e tyre e u larguan. Muzika filloi. Arta u lëshua në krahët e tij...

- & -



Në errësirën e dhomës, në një vezullim të mekur drithërues shquhej zarfi i bardhë mbi tryezë. Errësira dhe ankthi i pritjes, dy qiej të kobshëm që treteshin në njëri tjetrin. Zhavorri rënkoi ndën rrotat e makinës e bashkë me të dhe frika e saj. E kish gjetur.Tashmë ishte aty jashtë, më i dashur dhe më i frikshëm se kurrë. Afrohej me qetësinë e sigurinë e hapit të gjahtarit të sprovuar. Dera u hap e në dritën e sapondezur pa si u flashkën lulet në vazot e korridorit. “Mos m'i prek lulet!”, desh klithi, por frika nga zemërimi i tij e bëri të mblidhej kruspull mbi divan pa guxuar të merrte frymë. Me afrimin e tingujve të mbytur të hapave, instinkti i prëse për mbijetesë ngriti krye. Brofi këmbëzbathur, me zemrën që i çakërdisej në krahëror, rrëshkiti nga dera e pasme e shtëpisë. Vrapoi drejt pemës së vjetër të ullirit në fund të kopshtit. Hapi krahët e mbështolli trungun e trashë e të ashpër në një përqafim. Frymëmarrja nisi t'i merrte një ritëm të pranueshëm...
Dritat e shtëpisë u ndezën me rradhë e pa nxitim. Zëri i tij e thërriti. Shtypi instinktin për t'ju përgjigjur atij turbullimi të ëmbël që i shkaktonte. Një lëvizje e lehtë në brendësi të barkut të cilin e mbuloi me duar. Lëvizja e parë...



Vetëm fëmijë, jo!”- i kish thënë ai me ton sa lutës aq dhe urdhërues para një viti. Trishtimi i thellë në ata sy nuk e kish lënë të kundërshtonte e as të pyeste përse. Ajo ndjesi prani-mungese, edhe kur e kishte pranë, e mbante pezull diku në një pikë të papërcaktuar mes tokës dhe qiellit. Ajo marramëndje e lehtë dhe ajo xhelozi e marrë që i zinte frymën, sa herë dera mbyllej pas krahëve të tij ngarkuar me valixhet e udhëtimit. E kish quajtur dashuri, e nuk e kish vënë re se dalëngadalë po rrëshqiste në një vorbull dobësie, ndërsa dora dorës udhëtimet e tij bëheshin më të gjata. Atë kohë nuk i kish vënë re lulet. Ai kthehej më i dashuruar se kurrë...

Në katin e sipërm të shtëpisë u hap një dritare.Kish qenë dhoma e gjumit të gjyshes. Në të u shfaq figura e tij, të cilën drita që i derdhej pas e bënte të dukej e errët, i zi ishte dhe refleksi i flokëve. Sytë nuk ja shquante dot. “C'refleks u jep zemërimi vallë”, mendoi padashur ajo tek nga vendi i zemrës ku ruante kujtimet më të shtrenjta bëri rrugë shikimi i tij që e mbështolli me dashuri.”Përse...”, më tepër se një pyetje mbyti një ofshamë e malli ju mblodh në grykë e mori formën e lotit.


Kristali i lotit që shndriti në sytë e vajzës sapo dëgjoi emrin e tij, e kish zhytur në një pellg pendese por nuk mund të terhiqej. Xhelozia e kish sjellë aty, e kish bërë të rrëmonte në shkresat e kompjuterin e tij për të gjetur adresa e emra. Kur e kish parë atë vajzë, bukuria e së cilës e kish bindur se ishte ajo arësyeja e largimeve të shpeshta të tij, kish bërë përpara dhe e kish fyer me sjellen e saj të vrazhdë. Por ai kristal loti...
U mërzit me mua, mbeta e sëmurë, nuk i vë faj”,- vajza ish munduar të shfajësonte ish të dashurin ndërsa zemra e Marës kish fërgëlluar.

Dritarja u mbyll e pas pak dëgjoi të hapej një tjetër që binte në anën tjetër të kopshtit. “Nuk më vuri re”, një fije shprese u ndez e u shua sakaq. E dinte se sa këmbëgulës ishte, edhe po të mos e gjente atë natë, nuk ishte në natyrën e tij të hiqte dorë. E aq më shumë prej saj...

Nuk kam qenë gjithnjë kështu”,- kish buzëqeshur trishtë vajza tjetër. “Isha plot gjallëri, mishërim i shëndetit kur ai hyri në jetën time. Ishim të lumtur një kohë, pastaj u sëmura, leuçemi akute e përfundova në spital. Mjekët m'a hoqën shpresën ndërsa ai nuk u duk më...”

Dritat e shtëpisë u shuan një e nga një. Diçka vezulloi në errësirën e anës tjetër të kopshtit. Mbylli sytë e përfytyroi pemët që jepeshin e lëshonin degëzat e vogla në një përkulje sikur lypnin mëshirë. “Të shkretat pemë, e shkreta unë, i shkreti...”, padashur shtërngoi duart mbi bark aty ku kish ndjerë atë lëvizje të beftë.


Që kish një lidhje mes sëmundjes së ish të dashurave të tij, marramëndjes e anemisë së lehtë të saj, ishte bindur shpejt. Arësyeja i thosh të largohej menjëherë nga ai, sa ishte në kohë, por e keqja ishte se nuk dinte si t'ja bënte zemrës e cila dashurohej gjithnjë e më shumë. Kish vendosur të qëndronte deri në fund me shpresë se do ta gjente shkakun përpara se... Në fund të kasafortës së tij kish zbuluar medaljonin e fshehur, të njëjtë me atë që i kish dhuruar gjyshja në fëmijëri dhe që e kish porositur me mijëra herë ta mbante të fshehur. Intuita, ajo pjesë e nënvetëdijes që nuk do t'ja dijë për atë që di e as për atë që beson, i kish thënë se shkaku i misterit duhej kërkuar aty.

- & -


Profesori i dikurshëm i historisë, me flokët e thinjur e të rralluar që dukeshin si push i bardhë mbi lëkurën e trëndafiltë të kokës, kish hequr syzet dhe e kish vështruar medaljonin një copë herë pa fshehur habinë e gëzimin e tij prej fëmije. E dinte se ai koleksiononte relike të vjetra, por më shumë kish qenë instinkti që e kish çuar tek ai.
Ka ndonjë vlerë?” - Mara ish munduar të fshihte arësyen e vërtetë të vizitës së saj.
Nuk besoj, tashmë ajo legjendë është harruar, askush nuk e zë më në gojë edhe po të marrim parasysh faktin se shumëpak mund ta ketë degjuar.”
Legjendë!? Ku mund ta gjej?”
Nuk jam i sigurtë nëse ka qenë shkruar ndonjëherë. E pikërisht për këtë kam bindjen se ka diçka të vërtetë në të. Eshtë sikur...
C'farë thotë legjenda?”
Profesori kroi një copë herë kokën. Pastaj me duar që i dridheshin nga mosha dhe emoconi i zgjati lupën dhe medaljonin.
Mund të m'a përshkruash se ç'farë sheh në të?
Eëë... një peisazh i gdhëndur, dy kodra ose dy male, në mes duket se kalon një lumë. Jo, jo duhet të jetë lumë se duket një urë. Mbi urë një çift... Në brigjet e lumit njerëz në grupe... ndoshta festojnë.
Tjetër?”
Duken edhe... shtëpi ose kasolle të vogla... duhet të jenë dy fshatra që ndahen nga lumi... - Mara ngriti sytë e shikoi lëkundjen e lehtë të kokës së profesorit që pohonte përshkrimin e saj.
Tjetër?” - kish diçka të ngjashme me padurimin fëmijëror zëri i tij.
Asgjë.”
Ciftin, çiftin në qendër, a nuk duket sikur...
Kokat e çiftit afrohen nga një shall që ...”
Nuk është shall!”- zëri ish i nxituar e me një notë qortimi.
Mara e vështroi sërish me kujdes. I jepte përshtypjen se një shall i hollë kalonte në qafën e burrit e të gruas e i afronte aq sa kokat gati sa nuk takoheshin me njëra tjetrën.. Shkëputi një çast shikimin nga medaljoni dhe e braktisi në kopshtin e madh përtej dritares. Gjelbërimi i qetësoi shikimin e i sqaroi mendimet. I bënte gjithnjë këtë efekt. Përkuli kokën mbi lupë. Ndoqi me kujdes vijën e gdhendur hollë. Fillonte në gojën e gruas, zgjatej e mbështillej rreth qafës së burrit e në fund ngrihej e merrte drejtimin e fytyrës së tij. Si... një lloj avulli fryme... Diçka të tillë, edhe se në përmasa më të vogla, pikasi në grupet e njerëzve që dukeshin sikur festonin në breg të lumit. Njerëz që në mënyrë të çuditëshme, lidheshin me shalle fryme...
Isha i sigurtë që do ta vije re!” - Profesori i buzëqeshi me pamjen e njeriut që dëfrehej pa masë.


- & -






Një fis i përndjekur e i dëbuar, askush atë mëngjes nuk dinte të thosh se nga kush e nga ku, ishte ngulur për gjithë natën në tokat që shtriheshin në anën tjetër të lumit. Në të gdhirë, kur panë tendat e murrme si njolla të shëmtuara mbi lëndinë, fshatarët më shumë se u befasuan u zemëruan. Ishin toka ku nxirrnin nganjëherë për të kullotur bagëtinë e pyjet që zinin e nisnin fill pas livadheve i përdornin për gjah. Të revoltuar rrokën armët e kërkuan të mblidhej këshilli i të moshuarve. Gratë e fëmijët, ngarkuar me sendet më të nevojshme i nisën të ngjitnin malin në kasollet që u bënin strehë sa herë që nga fshati kërcënohej nga ndonjë rrezik e luftë, të cilat fatkeqësisht nuk mungonin gjatë. Kush nuk kish kaluar andej e kish kërkuar t'i dëbonte e të vinte rrënjë në ato toka. Sikur nuk mjaftonin ata të prapa malit të lindjes që vinin gjithnjë duke u shtuar e veç kur zbrisnin herë pa zhurmë veshur me zhelet e errësirës, e herë me gjurulldi duke u bërë dëme në mall e njerëz. Shumë shprehën mendimin se duhej të sulmonin të parët, përpara se ai fis i panjohur të mblidhte forcat e të përgatitej. Por më i moshuari kundërshtoi. Ende nuk i dinin qëllimet e atij fisi që ishte ngulur në anën tjetër të lumit. “Mund të jenë endacakë e i ngrenë tendat shpejt, - tha ai. Mos nxehemi e derdhim gjak pa shkak. Presim disa ditë e marrim vesh se ç'duan.”
U bë një diskutim i zjarrtë. Disa ditë as që bëhej fjalë. Kështu, në të rënë të muzgut, tre të moshuar, mbi trokun e tre kuajve të bardhë kaluan urën e drunjtë që bashkonte brigjet e lumit. Pjesa tjetër e burrave, me armë të rrokura e me ankthin për fatin e kalorësve, u rreshtua përgjatë bregut në pritje...



- & -
Burrat janë më të paktë në numër, por kjo nuk do të thotë se janë më pak trima. Forca dhe detyrimi i tyre janë gratë e fëmijët që kanë nën mbrojtje. Gjithë ç'ka ka mbetur nga një fis i madh në të cilin është ndeshur udha e është derdhur hordhia e fisit që ka hedhur rrënjë përtej malit të lindjes. I ka vrarë, i ka prerë, i ka dëbuar, e i ndjek derisa të shuajë farën e tyre.”
Një mërmërimë e lehtë burrash u ngrit mbi shesh. Keqardhja sikur e tulati pak zemërimin e tyre, por sedra e prekur se kishin ardhur e shtruar këmbëkryq në trojet e tyre pa u marrë leje, në ato toka që kishin vlejtur gjakun te tyre...
Kërkojne leje të qëndrojnë. Kanë kërkuar të rrinë edhe në vise të tjera, por i kanë dëbuar. Njerëzit i tremben zemërimit të fisit të egër të përtej malit të lindjes. Nëse ua japim, do të respektojnë gjuhën, zakonet e zotat tanë, e ne do të respektojmë të tyret. Nëse nuk ua japim, do të largohen siç kanë ardhur”.
Të ikin një orë e më parë!”
Nuk i duam këtu!”
Janë trojet tona”!
I moshuari u ngrit më këmbë dhe thirrmat pushuan. Dukej i zbehtë dhe i lodhur.
Tri ditë u kemi dhënë leje. Nuk kanë qëllim luftën, na shtrijnë dorën për ndihmë. Muzgun e ditës së tretë do t'u bëjmë të ditur vendimin tonë. Nëse nuk i duam këtu, në rrezen e parë të të katërtës ditë do të jenë larg. Forconi rojet, mbani ngjeshur armët e kthehuni pranë grave e vocrrakëve. Mendohuni. Agun e dites së tretë mblidhemi e vendosim.”
U dëgjua një mërmërimë e mbytur pakënaqësie por askush nuk pati guximin të kundërshtonte, ndaj dalëngadale filluan të çoheshin.Zëri i të moshuarit i ktheu sërish.
Mos harroni ato që na kanë mësuar baballarët e të parët tanë. Mikpritja, bujaria dhe mbrojtja e mikut që troket në derë. Nuk është në nderin tonë të përzëmë gra e fëmijë që vriten a vdesin urie rrugës për të gjetur një truall për ta pasur ndënë këmbë e një qiell t'u bëjë strehë mbi kokë. Kanë dhënë fjalën se nëse do t'i pranojmë të jetojnë pranë nesh, do të luftojnë krah për krah me ne.”
Nuk kemi nevojë për ta, e mbrojmë vetë këtë tokë deri në pikën e fundit të gjakut!”- briti një burrë i ri e e kjo britmë bëri të ngrihej sërish mërmërima e zemëruar e burrave që ishin në një mendje me të. I moshuari ngriti dorën dhe mërmërima pushoi.
Kësaj toke nuk i mungon gjaku ynë, ka filluar t'i mungojë krahu ynë për ta punuar e gazi i fëmijëve. Pas çdo beteje mbetemi më pak ndërsa armiku ynë rritet në numër, hordhi të tjera zbresin e bashkohen me ta.Të bashkuar me ta do të jemi më të fortë e do të gëzojmë më shumë kohë paqe. Paqe do të thotë fëmijë që rriten e bëhen burra për punë e për luftë, vocrrakë që lindin e i shtojnë gazin jetës. Kjo tokë kërkon të shohë jetën e atij gjaku të lulëzojë.”


- & -
Në të rënë të muzgut të ditës së tretë, tre të moshuarit me flokë të bardhë, mbi trokun e kuajve jelebardhë shkelën urën që lidhte dy brigjet e lumit për të çuar fjalën e bardhë të zemrës së fisit, i pranonin si vëllezër. Por kjo nuk është ajo që bën legjendën, legjenda fillon pikërisht këtu...



U desh të kalonte ca kohë që njerëzit të pikasnin se gjërat nuk shkonin siç duhej. Jo se të ardhurit nuk e mbajtën fjalën e tyre, burrat e tyre tregonin trimëri e besnikëri të pashoqe në betejat me fisin e përtej malit të lindjes. Respektonin zakonet e zotat e filluan të flisnin gjuhën e fisit që i kishte pritur. Diçka tjetër nuk ecte, kur sulmet e luftërat pushuan,e cila në fillim nuk i ra në sy askujt e kur filloi të binte nuk i gjenin spjegim. Në prani të tyre njerëzit filluan të ndjeheshin të lodhur, zbeheshin e sëmureshin. Martesat mes të dyja palëve ishin të pakta, e nuk përfundonin mirë, fëmijët vdisnin që në bark të nënës e nganjëherë vdisnin edhe gratë në lindje. Gojë të liga nisën të pëshpërisnin se ata ishin të mallëkuar e këtë mallëkim e hidhnin mbi fshatin e tyre. Njerëzit e fshatit filluan t'i ndruheshin njerëzve të fisit të ardhur. Frika a tutja erdhi deri aty, sa fshatarët hoqën dorë me dëshirë nga kullotat në bregun tjetër të lumit e nga gjahu në pyjet pas tyre. Por... dashuria... asnjë nuk mund ta parashikojë, se në ç'krahë ere vjen e të rremben. Zemrat e të rinjve nuk dinë të bëjnë kujdes, i falen asaj, paçka se fryn nga bregu i duhur apo ai i gabuar. E kur vjen nga i gabuari... asgjë të mirë nuk sillte...

Dikush e kish thënë edhe më parë por askush nuk ja kish vënë veshin. Nuk ishte vetëm toka, gjëja e gjallë e siguria që u mungonte atyre njerëzve. Atyre u mungonte diçka shumë më tepër se kaq... Vuajtjet e tmerret u kish shkaktuar një dëshpërim të tillë sa u kish shprazur shpirtin nga çdo lloj esence të bukur jete. Shpirti i tyre ishte si një pus i shprazur, i etur për t'u mbushr me gëzimet e mëdha e të vogla të jetës. Të paditur, të pandërgjegjshëm, e pa e kuptuar as ata vetë, thithnin energjinë jetësore të njerëzve të fshatit. Aq e madhe ishte kjo etje sa thithnin edhe energjinë e bimëve e të kafshëve. Njerëzit thonin, se nëse ndonjëri prej tyre binte e flinte mbi bar, kur zgjohej bari ndën trupin e tij ishte i zverdhur e duhej ditë të merrte ngjyrën e gjelbër.
Të largohen!”- thanë shumica.
Të largohen... nuk i duam më këtu!” - kërkonin të indinjuar e të frikësuar njerëzit.

Por fjala ishte dhënë. Për sa mbahej mend, ai fis nuk e kish shkelur kurrë fjalën e dhënë. Të moshuarit e menduan mirë e mirë këtë punë. Thirrën të moshuarit, më të diturit e më të urtit e dy fiseve dhe u mblodhën. Duhej gjetur një zgjidhje. Ju luten zotave të qiellit e të tokës... Toka, toka ishte ajo që i mbante e i ushqente. Toka ishte zanafilla e jetës së trupit i cili në fund të udhëtimit i kthehej. Pluhuri tek pluhuri, hiri tek hiri... Atje duhej të kërkohej zgjidhja.

Janë fatkeqë,- filloi t'u fliste më i moshuari.- Po t'i përzëmë do të enden viseve të botës me këtë uri që do të vijë gjithnjë duke u shtuar. Mund t'i mbajmë pranë e t'i ndihmojmë. Le t'i kërkojmë ndihmë zotave e tokës. Pemët do të jenë mbështetja jonë, do të na dhurojnë atë energji me të cilën do të ushqejmë atë popull derisa të jetë i ngopur. Mbillni pemë, bimë, gjelbërimi të mos mungojë as në këtë anë dhe as nga ana tjetër e lumit. Lisa, pishë dhe ullinj. Sa më shumë ullinj, kjo pemë e shenjtë do të shërojë këtë sëmundje. Rrënjët e tyre shkojnë thellë në tokë e thithin energjinë e saj, ne do ta marrim prej tyre. Të caktohet një ditë në vit, në fund të verës pas të korrave, kur hëna të jete e plotë. Le të bëhet festë, të gëzojmë, të vallëzojmë, e të dhurojmë me dëshirë zemre energjinë e tepërt që mbledhim gjatë vitit. Të mundohemi të pakësojmë martesat me ta, por nuk mund t'i pengojmë. Dashuria është e shenjtë, e nuk ka ligj toke e perëndie ta ndalojë.Por do t'u vëmë një kusht: të mos bëjnë fëmijë. Shtatzanitë janë me rrezik për nënat, e nëse fëmijët lindin nga një martesë e tillë...zoti të na ruajë sepse një fëmijë nuk di të kontrollojë veprimet që bën... Nëse ndodh kjo, prindi është i detyruar ta mbysë me duart e veta.”

Thonë se ata dy fshatra jetuan kështu një kohë të gjatë, derisa pusi i shpirtit të tyre u mbush e u shkrinë e u bënë një fis i madh e i fuqishëm i cili jetoi në paqe e begati aq sa e harruan historinë e fisit të ardhur për një natë e zuri bregun përkarshi të lumit. Për të mos thënë pastaj që histori si ajo e Artës, apo nuseve të tjera, në të cilat instinkti i nënës për krijesën e sapokrijuar në bark kalëroi atë të ligjit. Braktisën gjithshka, burrat, shtëpinë, familjet e fisin e tyre. Një kohë u fol se të tillave u viheshin pas burrat më të fortë e të stërvitur nga të dyja fiset e kur i gjenin i vrisnin. Por kishte edhe nga ato që nuk ju gjet më as nami e as nishani. Menduan se natyra e shpirtit të tyre apo e fëmijëve të lindur ka përfunduar fatin e tyre në mënyrë edhe më të tmerrshme. Asnjë nuk e dinte me saktësi as atëhere, e nuk di si ta dijë sot, kur lumi i kohës ka derdhur shekuj pa mbarim në atë oqean harrese. Asgjë e shkruar, asnjë dokument që të vërtetojë atë akt të bukur të dhurimit të një pjese të energjisë së jetës e të shpirtit bërë dikur nga fisi i një fshati për të ndihmuar një tjetër në emër të jetës. Po ta mendosh, duket se e ka një qëllim, e mira që bëhet nuk përmendet. U bënë vetëm këta medalionë, të cilët ua varnin në qafë djemve e vajzave që martoheshin me ata që nuk ishin të fisit të tyre, që t'u kujtonte zotimin që kishin marrë, deri në fund të jetës apo martesës së tyre, do të ishin vetëm ata të dy...



Profesori ndërpreu tregimin, sikur të ish kujtuar për diçka për të cilë nuk i kish shkuar mendja më parë ktheu kokën nga ajo.
Ku e gjete?”
Rastësisht në një dyqan që shet gjëra të vjetra e antike. Nuk e di përse zgjoi kurreshtjen time. Profesor, e ke besuar ndonjëherë këtë legjendë?”
Legjendën jo, por faktin që ka njerëz që të përthithin energji nuk e mohoj. Kam një mikun tim, të cilin fatmirësisht e shoh rrallë sepse është larg. E dua, e respektoj dhe e ndjej veten aq mirë në shoqërinë e tij, sa koha më rreshqet si uji ndër gishta pa e kuptuar. Por kur ndahemi dhe kthehem në shtëpi, ndjehem si një enë e zbrazur nga forcat e më duhet të bëj shumë orë gjumë që të marr veten. Eshtë vetëm një konstatim e nuk e di nëse shkaku është ai apo ajo ndjenjë keqardhje për të kur e shoh fill të vetëm në ditët e pleqërisë. I vetëm jam edhe unë, por ndryshon puna ime, nuk jam martuar e nuk kam pasur fëmijë. Ndërsa ai ka patur një familje të bukur, një grua e dy djem të cilët i ka humbur në një aksident. Nuk ka ditë, mëngjesin e së cilës të mos e fillojë me brerjen e thellë e të pafalshme të ndërgjegjes se ishte ai në timon. Megjithatë, ndoshta jam i lodhur dhe unë nga pleqëria e nuk dua t'ja vë asaj shkakun e lodhjes. Për të qeshur apo jo, ç'nuk na sajon mendja për të na mashtruar se nuk jemi edhe aq pleq. Marë e dashur, më gëzove me këtë vizitë. Sapo të pashë në derë, u ndjeva sikur kisha njëzetë vjetë më pak. Nëse do të ishte e vërtetë legjenda, ti duhet të jesh një nga pinjollet e fundit të fisit që dhuron energjinë e gëzimin e jetës.
Sikur ta dish sa të vërtetë ka në ato që thua”, - mendoi ajo ndërsa zgjati krahët dhe e befasoi profesorin në një përqafim. I buzëqeshi asaj pikëlze të ndruajtur loti ndën qerpikun e thinjur dhe e puthi lehtë në faqe. “Ndoshta është hera e fundit që e shoh, e kam futur veten në një telash që...”



Hapi i lehtë e i zhdërvjellët bëri të mërmërinte zhavorrin e rruginës e më pas u shurdhua mbi bar. U struk nën hijen e ullirit të madh e u mundua të dallonte në errësirë siluetën e tij. E përfytyroi ashtu, të hajthëm e të bukur, me buzëqeshjen magjepsëse. Ishte dashuruar marrëzisht pas tij, sapo sytë i kishin qëndruar mbi të. Po ai çfarë i kish pëlqyer asaj që nuk kish asgjë të jashtëzakonshme përveç se asaj energjie... “Pikërisht këtë”, ju përgjigj sërish vetes.

Kur e ndjen veten kështu, kaq të mbushur, dil në kopësht,- ju kujtuan fjalët e gjyshes.- Nuk të bën mirë as ty dhe as atyre që ke pranë”
C'thua gjyshe?”
Më degjo mua, di më shumë...”
Më shumë!? Gjyshja dinte më shumë. Në ato kohëra të lashta kishin qenë të detyruar për të mbijetuar në situata absurde. Evolucion? Evolucion i shpirtit.Dhe i trupit.
E mira nuk bën kurrë keq gjyshe...”
Cdo gjë e tepërt bën keq. Ka njerëz që vdesin edhe nga gëzimi.”

Jo këtë nuk e kuptonte. Ishte e vogël atëhere dhe tani... E vërteta se edhe tani nuk donte ta besonte, vetëm se... kish dëgjuar atë histori... Dhe ai medaljon. Gjyshja e kish trashëguar brez pas brezi. Gjyshja që ndihmonte këdo në nevojë dhe ja kish ushqyer edhe asaj kënaqësinë e të qënit e dobishme. Gyshja dhe ajo, me duart që i kishin njëlloj, gjithnjë çuditërisht të nxehta. Kish këmbëngulur aq shumë që Mara të studjonte mjekësi, aq sa i cingriste nervat nënës së saj. Meqë nuk kish mundur kurrë të mposhtëte neverinë që i shkaktonte gjaku, si dhe për t'u bërë qejfin të dyjave ish bërë fizioterapiste. Si jehona të largëta i mbërrinin në vesh zërat e pacientëve. ”Ke duar të magjishme...mjaft që të prekësh dhe dhimbja...” Gjyshja e dinte... Kur kthehej e lodhur, zaknisht kur u bënte masazhet të moshuarve... ata thithin më shumë energji, sepse e kanë të paktë... Si nuk i kish shkuar mendja më parë...”Dil në kopësht e pusho ndënë pemë, shko tek ulliri...” Pema e ullirit...
Mbështeti faqen pas lëvores së ashpër të pemës. Ndihej mirë, frymëmarrja i ishte qetësuar dhe këmbët i ndjente të forta. Pak më tej feksi refleksi i flokëve të zinj. Mund ta përballonte, nuk e kish më frikë. “Tallesh me veten, apo jo? Po fëmija. Nuk është rrezik vetëm për ty ”. U shkëput me të shpejtë nga trungu i pemës e rendi drejt portës. Dy makina të zeza, me drita të shuara qëndruan para saj dhe hije po aq te errëta shqoi në brendi te tyre. Mbajti hapin në medyshje duke peshuar se nga mund të ishte më i madh rreziku, nga ai që e ndiqte pas apo ata që e prisnin përpara. Befas një dorë e tërhoqi me forcë prapa ndërsa tjetra i zuri gojën që të mos bërtiste deri në fund të kopshtit ku shkëput me mundim nga krahët e tij.
Lëshomë!
Duhet të ikim!- pa ja vënë veshin kundërshtimeve të saj e ngriti dhe e vuri mbi një shkallë të ngjitur pas murit.
Shpejt! Janë fare afër,- ai e shtyu dhe u ngjit pas saj. Nga porta hijet e zeza u shkrinë me errësirën drejt tyre. U hodh pas tij. Ai e priti me kujdes në krahë dhe e shtërngoi në një përqafim të shkurtër. Vrapuan drejt fundit të rrugës ku ndodhej makina e tij. U vunë në lëvizje me të shpejtë pa i ndezur dritat. Autostrada, me dritat e vijat e saj, çante drejt horizontit të pafund të një rruge në ikje e pa kthim. Ndjeu dorën e tij që ju mbështet lehtas mbi bark në një përkëdheli. Intuita i tha se... ishin një familje në ikje e arrati, e ai ishte aty për t'i mbrojtur...












0 commenti:

Lettori fissi

Slideshow

Loading...

Pergezime nga une, Vedati , Suzanes


Pergezime nga une, Vedati , Suzanes.
E kam kujtuar gjithnje me mallengjim shokun tim te shkolles , me te rregulltin, me te sinqertin,me te dashurin.Gjithnje i suksesshem ne mesime dhe ne shoqeri e veprimtari te perbashketa kulturore.Njeriu me realist , vezhgues i jashtezakonshem dhe konkludues i matur.
Prekej shume nga ndonje moskorrektesi e ndonje shoku te vet , ja vinte ne dukje per t'a permiresuar, por nuk u mbante meri.Pak jemi takuar ketu ne Shqipweri. Kur une punoja ne jug ai ne veri dhe anasjelltas. Kur takoheshim , gjithmone rastesisht, qellonte qe te dy ishim me ngut.
Asnjehere nuk u ngopem me muhabet. Edhe me te shoqen çeke, shume e shqiptarizuar , ne kembe jemi prezantuar dhe njohur.
Ne Ostrave , Petriti me njoftoi se po ikte nga konvikti se ishte martuar. Per kete pike nuk e zgjatem muhabetin sepse une nuk e pelqeja nje gje te tille se me dukej e parakoheshme.
Por ai e beri fakt te kryer. Une ate vit te 1959-s mbarova studimet dhe u ndava me Petritin , duke i thene sipas zakoni te atehershem “Me nje djale”.
Une njehere u ndodha ne siklet te madh se mund te denoncohesha ne ambasade. Une me Petritin ditet e pushimit punonim neper ndermarrje te ndryshme, metalurgji etj. Ne vajtem dhe na afruan nje pune te rende qe une s'e perballoja dot.Petriti si i forte qe ishte e pranoi.Kur u takua me ate shokun e vet, qe me vone i doli inkorrekt, i kish thene : “une fillova pune per keto dite pushimesh, Vedati nuk gjeti te pershtateshme.
Ai i qe pergjigjur : “C'ju be mire atij reaksionarit qe s'e moren ne pune “.
Pse i thua reaksionar ?
S'e di ti ? I ka thene B-se per Hrushovin qe eshte trockist, duhet t'a denoncojme.
Pas ketij Petriti vjen direkt e me thote.
Verte B-ne e kemi shume shok sidomos ti ke shume konfidence, por kur e di qe ai eshte informator si ja thua keto gjera ?
Tani rreziku me i madh ishte nga ky tjetri se sa nga B-ja.Se mund te na beje ndonje te pabere , se mund te na beje çeshtje te Rinise, Partise dhe ambasades.Duhet ta mbyllim urgjent.
Pasi e rrahem problemin vendosem te organizojme nje feste sikur gjoja te nesermen martohej vellai im me i vogel ne Tirane dhe te mblidheshim e t'a festonim. Ashtu u be.
Ngritem dolli dhe perplasem gotat sigurisht per miqesine me BS, per lavdine e ML dhe te Stalinit e Enverit dhe shume me teper per shendetin e Hrushovit duke e cilesuar si Leninin e diteve tona e keshtu me rradhe.
Mandej Petriti u tregua shume aktiv per te ndryshuar mendjen e atij inkorrektit dhe me siguroi qe çeshtja u mbyll me fjalet qe nje fjale e tille nuk mund te thuhej prej meje per Hrushovin.
Mos te harrojme se kjo ngjarje ishte ne pragun e vizites se madhe qe do te bente Hrushovi ne Shqiperi dhe une isha ne periudhen e perpilimit te diplomes.
Nuk do t'a harroj kurre Petrit Kollakun. Vdekja e tij me erdhi krejt e papritur dhe u habita se si nuk merreshin masa per mbrojtjen nga silikoza.
Me dhembi shume per Petritin por me rendoi per tere jeten se kjo vdekje e hidhur kishte te bente edhe me ate qe rregullat e sigurimit teknik ne pune nuk zbatoheshin rigorozisht.
Gjithmone do ta kujtoj me permallim , te mrekullueshmin Markshajder Petrit Kollaku.
Petriti meriton dekoraten me te larte per punen e pakursyer qe ka bere dhe per sjelljen e tij aktive dhe shembullore ne te gjitha fazat e jetes e te punes.
Me shume respekt perpara Bijes Se Petrit Kollakut, Suzana Kuqit.
Prof Dr.Inxh.Gjeolog Vedat Shehu

sublime

sublime

Noi e le parolacce



Mia figlia ha fatto una scuola dove la maggior parte dei alunni erano maschi, pensateci , solo cinque ragazze tra cinquanta ragazzi. No, niente di male, non ha avuti dei problemi , perchè ha la testa sulle spalle e sa rispondere a chiunque, ma il problema è che è diventato un po maschiaccio. E' passato il tempo dei bei vestiti e delle belle pettinature, solo i jeans , magliette e scarpe che sembrano da militare.Non ne parliamo del vocabolario. Ma non è che la usa con me o con suo padre, neanche con i nostri amici, è molto educata. Ma un giorno che per caso ero tornata prima dal lavoro , lei, non si era accorta e stava litigando con suo fratello , l'ho sentita.A dire la verità non potevo capire chi era il maschio tra loro due...Stavo in piedi nel corrodoio e sentivo con la mandibola che mi era scesa giù. Dopo qualche minuto, dalla sala esce mio figlio , arrossato come una ragazza timida. Quando i suoi occhi incontrarono i miei mi disse :
- Diglielo te di chiudere la bocca altrimenti lo picchio...- e entrò nella sua camera e io sentì un rumore forte e mi sembro che il muro cadesse giù. Allora capì perche i muri e il frigo avevano quei segni strani...era lui che li prendeva con i pugni.
Queste cose mi fanno mettere a pensare. Noi, eravamo educati in una maniera diversa nel nostro tempo e nel nostro paese, anche se eravamo poveri e nelle condizioni per niente desiderati, non usavamo mai le parolacce.E non solo. Quando li sentivamo, diventavamo rossi fin alle orecchie come i papaveri, e pensa te se potevamo usarle in casa. Mi ricordo che quando avevo cominciato a lavorare per la prima volta in regola in una struttura qui, mi capita una collega che quando parlava , una parola su tre , era una parolaccia.Dio mio , pensai, io avevo conosciuto l'Iatlia tramite la Tv e pensavo che le parolacce non esistevano.Ma le parolacce si imparano presto, e dopo un pò di tempo cominciai a rispondere e dare anche il resto, di sicuro sceglievo la moneta più piccola.Strano però, ma non mi vergognavo, per lo più per me era una lingua straniera e non mi faceva lo stesso effetto che mi fanno nella mia lingua. Perciò , un giorno che i miei adorabili figli stavano litigando e il più bravo marito del mondo faceva finta di non sentire,non so come fa fare il sordo quando non li interessa, io osai a dire una parolaccia perchè dovevano finirla. Voi credete che ha fatto qualche effetto su miei figli ? Neanche l'hanno sentito. Invece mio marito che l'aveva sentita mi guardava meravigliato come se fossi un alieno.
- Perchè mi guardi così ? dico io arrabbiata pronta a far fuoco su di lui.
Lui non mi rispose per un pò, poi mi dice tranquillamente :
- Quando la donna comincia a usare le parolacce, vuol dire che sta per diventare vecchia.
L'effetto era pieno. Dopo questo non ho mai più usato le parolacce in casa mia. Potevo accettare che ero maleducata... potevo accettare tutto ma... che stavo per diventare vecchia... mai. In fin dei conti quale altra donna lo può accettare ...?

Invisibile



E’ finito un sogno
si è spezzato
Uno degli ultimi rimasti
come le ali di una rondine
ferita che cade dal cielo
In apparenza
non è successo niente
continuo a vivere
lavorare , sorridere
e scherzare
Nessuno si accorge
di quello
che mi succede dentro
neanche posso dirgliele
mi prenderebbero in giro
Nessuno si accorge
della tragedia invisibile
di sogni crollati
Perchè io… ho paura
… di sognare ancora…

Lumturi familjare

Pjese nga libri me te njejtin titull


Prezantimi

Ne , domethene une, burri me i mire ne bote dhe femijet me te embel ne bote , jemi nje familje qe jetojme ne harmoni te plote , per t’u pasur zili. Punet i kemi te ndara natyrshem , pa u lodhur , sipas prirjeve dhe talenteve qe ka secili prej nesh. Keshtu , zararet , lodrat , televizorin e telekomanden jane pune qe i bejne shkelqyeshem e me zell te madh femijet. Gazetat , domethene leximin e tyre , zgjidhjen e fjalekryqeve , gjumin e pasdites , ndjekjen e lajmeve e disa pune te tjera te ketij tipi monoton e te merzitshem i ben me vullnet e zell te madh burri im i dashur pa u ankuar fare. Ate pakice punesh ordinere e te thjeshta qe mbeten si larje , gatim , hekurosje e vogelsira ta tjera i bej une , ç’eshte e drejta jo me qejf , po i bej. Kur te gjitha ecin sipas kesaj menyre ndarjeje çdo gje shkon mire e bukur. Por nuk eshte e thene . Nganjehere mua si gjithe grate e tjera me vret e mira e nis e ankohem se gjoja me dhemb koka, kurrizi , apo ndjehem e lodhur . Fill pas kesaj femijet shtojne si me komande intensitetin e veprimeve te tyre e seç u shkrep te vrapojne e te ulerijne si indiane duke permbysur çdo gje qe u del perpara . Im shoq fillon e ngryset . Per kunderveprim une e hap gojen me shume duke u ankuar. Atehere burri nuk mbetet vetem ne ngrysje por kundervihet me fjale . Fillon kesisoj nje nga ato seanca qe mund t’i quash zbrasje thesi e dyaneshme me shprehje opinionesh si pershembull rri e ben sehir , gazetaxhi , nuse prej lecke , dembele etj. Pasi mbarojme me njeri tjetrin e kane rradhen njerezit e mij , pastaj te tij , shtohen argumente e "komplimente" te reja nga ato te seances se parafundit . Rezultati , pas kater oresh debat , nje jave pa folur derisa mua me vijne mendte perseri e vazhdojme sipas rregullit te arte te vendosur qe ne fillim…

Il volo di un poeta


Il volo di un poeta…
Hai mai preso un volo
Come un gabbiano all’alba
Hai mai dorato la tua anima
Con i raggi del sole al tramonto…
O nella notte con stelle che scintillano
Sulla luna piena ti sei fermato
A fare l’amore con il tuo amato
Hai mai fatto…
Io ho cavalcato le aquile
Nelle notti tempestose arrabbiate
Ho ucciso dei mostri con le mani mie
Ho parlato coi draghi
Nelle mie poesie…
Ti sei mai tuffato
Nel profondo blu degli oceani
Hai fatto compagnia ai delfini
Come una bella sirena sognando
Un sogno
Negato nei secoli…
Hai provato a girare nella giungla
Tra leoni e tigri
Senza aver paura
Perchè ti sei messo in testa
Quel fiore raro e stupendo
Per regalarlo al tuo amore
E quando l’hai trovato
Hai rinunciato
A non uccidere quella bellezza…
Sei riuscito e ricamare le stelle
del cielo
In una notte nuvolosa e buia
E ad aprire le porte
Degli universi ignoti
E paralleli,
e viaggiare nell’infinito
Sei riuscito
a vedere quanto diverso
può essere il mondo
se la gente
potesse ragionar col cuore…
E di parlare con Dio
Nel raggio dorato del sole
Di sentirlo in un germoglio
Verde e delicato
Dopo un inverno furente
E ti dice, ecco una speranza
Alzati, non ti devi rassegnare
Al destino
Una vita ti ho dato
Non viene sprecata
Ti sei mai sentito
Padrone di te stesso
E dei tuoi pensieri
Oppure quel conto in banca
Si è impadronito di te
E il tuo cuore
L’ha fatto diventar gelido…
Ti sei mai bagnato il cuore
Con le lacrime non tue
L’hai mai scaldato
Nei raggi
Meravigliosi
Di un sincero sorriso…
Perciò di prego
Non chiedermi
Cosa ho fatto
O cosa farò nella mia vita
Non mi vergognerei
A risponderti
Sono, sarò e morirò
Come un poeta matto
Tormentato e felice
… Nel volo…

patenta

patenta

GRI

GRI

Slideshow

Loading...

Vajza ime


Vajza ime
tashmë është një ëndërr
e unë një … pritje
Vajza ime
ëndrrën u ka rrëmbyer
pulëbardhave
e ka ikur tutje…
Vajza ime
mes detit dhe qiellit
porteve dallëndyshe…
Vajza ime
një ëndërr në lundrim
e unë
zemër që bën durim…
Vajza ime
marinare ëndrrash
endet nëpër botë
unë këtu
një port këmbëngulës
në një pritje kokëfortë

Imperia 26 maj 2008…

coelho


- Ne vete, jemi infiniti i vogelsise dhe i madheshtise, dhe jeta qe i bashkon.

mesazh dhembshurie

mesazh dhembshurie

Slideshow

Loading...

kristiana

kristiana

Che lingua parla l'anima


Che lingua parla l'anima
(alzheimer)
Il sipario scende lentamente
pensieri che si inciampano
finché si perde anche la parola
nella notte buia della mente...
La ragione è spenta
Spenta sembra anche la luce
dentro gli occhi...
ma se ti avvicini
delicatamente
bussando con un sorriso...
si alza un' altro sipario
un altra scena mostrando
un anima intimorita e terrorizzata
imprigionata in un corpo ed in un mondo
che più non la conosce...
Dio mio!
Qual' è la lingua dell'anima..?
Che lingua parla l'anima..?
Se non quella di questi occhi
in cerca di percepire
un po' di tenerezza
affamata di una carezza
di un sorriso, di un affetto...
su tutte le facce
perché nel suo mondo
esiste solo una
che comprende anche quello dei figli
che gli ha partoriti, cresciuti, amati
che li sembrano dei perfettamente estranei
vede un solo volto
che si chiama umano, ma...
ha dimenticato
qual'è la lingua che parla l'anima...
Perché spendiamo nelle guerre
facciamo la gara per arrivare alle stelle
perché interessa più la vita sul Marte...
e non pensiamo che ciascuno può incontrare
questa malattia nel suo destino...