Slideshow

Loading...

Barra video

Loading...

martedì 18 gennaio 2011

Jetë pa dinjitet !?


Jetë pa dinjitet?!

Që e vogël, e duke u rritur në vazhdim, si gjithë njerëzit, i jam tutur vdekjes... Normale.
Tash, mendoj se vdekja është kapak floriri, përpara...
… uljes së atij sipari që nis e të fsheh deri sa ta shuan jetën e përditëshme, asaj në të cilën puojmë, luftojmë, e përpiqemi duke përdorur te gjitha shqisat e aftësitë që kemi, e nga ana tjetër...
… nis e ngrihet dinakërisht një tjetër sipar e na vë përpara një tjetre fushë beteje të luftës për ekzistencë...
“Mirëseerdhët” në botën e:
Alzheimer”

Ish një skenë nga ato provizoret që ngrenë trupat endacake të romëve nëpër fshatra. Por ata që luanin aty nuk ishin aktorë, ishin kukulla. E shtyrë nga kurreshtja, Eliza u afrua për të parë më mirë. Përse luanin aty? Nuk kish as edhe një spektator, vetëm fushë me bar të djegur që shtrihej deri sa të hante syri e bashkohej me qiellin. Eshtë sikur të ndodhesh në shkretëtirë, mendoi ajo... mbase bari në atë të verdhë rëre... nuk kam qënë asnjëherë në shkretëtirë. Kish dëgjuar një herë njërin,.. Cili ishte ai që kish dëgjuar? Lëre fare... kohët e fundit e kish gjithnjë të vështirë të kujtonte emra, por kish një fytyrë të mirë e simpatike ai djalë. Vërtet, kjo i kujtohej edhe se nuk mund të sillte ndër mend qartazi tiparet e tij. Ai kish thënë se nuk ka gjë më impresionuese se sa kur ndodhesh vetëm në shkretëtirë... shkretëtira dhe qielli në atë qetësi e vetmi, në mund të quhet vetmi ajo që të thotë se nuk je vetëm për vetëm me veten... je vetëm për vetëm me Zotin dhe me destinin...
Por aty, ish ajo skenë me kukulla lëvizëse që i dukeshin shumë familjare. U afrua edhe më. Nuk po u besonte syve, kukulla në qendër ishte identike me të e të tjerat rrotull ishin identikë me njerëzit e familjes së saj, me kushërinj të afërt e të largët, me miq e kolegë pune. Bëri një hap përpara, e kukullat identike me kolegët e miqtë u zhdukën. Një hap tjetër e kushërinjtë sa hap mbyll sytë nuk i pa më. Kishin mbetur vetëm ato që përfaqsonin familjen e saj. E shtangur, nuk po vendoste të hidhte më as edhe një hap. E pushtoi një parandjenjë e keqe. Fundja kukulla janë, mendoi, dhe tërhoqi hapin zvarrë... Në skenë mbeti vetëm kukulla Elizë që shikonte përreth me sy të çakërritur e të tmerruar. I erdhi keq për të, edhe një...
- “Mos”!- ju duk sikur dëgjoi një klithmë të brishtë që ju ngrit nga shpirti . Shputa e këmbës i mbeti pezull në mëdyshjen e ajrit... përpara apo të kthehej mbrapsht...
-”Përpara”!- tingulli ishte i një bubullimë. Eshtë Zoti apo destini, mendoi ajo, ndërsa vendosi të bënte përpara. Befas, shkretëtira dhe qielli u zhduk, një shkulm ere e rrëmbeu dhe me tmerr pa se po gllabërohej nga goja e kukullës. Perdet e skenës filluan të ulen ngadalë. Nuk ishin prej pëlhure, ishte një masë e rrudhur gri si lënda e trurit. Shihte e pafuqishme se si neuronet vinin duke u tharë e duke u ndarë prej njeri tjetrit nga një lëndë e shpifur si kollë ngjitëse derisa morën formën e perdeve të holla të zeza që erdhën duke u ngushtuar derisa e mbuluan të tërën, duke i bllokuar gjymtyrët e duke i marrë frymën, pa përfillur përpjekjet e saj për t'u çliruar. Diku arriti të krijojë një të çarë të vogël, aq sa të mbështeste buzët e të mbushej me frymë...Tani e kishte më të lehtë të shpëtonte, vetëm të mbushej edhe një herë me frymë...

&

Brofi nga shtrati e vrapoi në banjë. Qëndroi përpara pasqyrës. I kish kaluar të pesëdhjetat, por fytyra ishte ende e freskët dhe e bukur. Dhe unë që kisha frikë nga rrudhat, rënkoi. Jam e bukur si dielli, i kish thënë vetes me mijëra herë, mjaftonte kjo që sytë t'i merrnin shkëlqim e këndet e buzëve të ngriheshin. E kush më mirë se dielli ..? Këtë ja kish mësuar ajo gruaja e moshuar ... nuk i kujtohej emri. E dua këtë fytyrë, më vonë nuk do t'a njoh më, nuk do t'i njoh as ato të fëmijëve. Sytë ju përlotën e dielli u zhduk, po ulej perdja e errësirës...Jam ende e re, pak muaj përpara kisha ende dëshirë të shijoja jetën, ndërsa tani nuk më bëhet të bëj asgjë... “Ajo tjetra ishte vetëm pesedhjetenjë vjeç në fillim te shekullit, kur gjatë autopsisë gjetën shkakun e vdekjes dhe i vunë emrin kësaj sëmundje... pesëdjtetenjë paçka se për atë kohë ajo konsiderohej grua e vjetër”, zëri brenda vetes kishte tingull tallës. Eliza nuk ja zgjati atij zëri, në majë të gishtave hapi me rradhë dyert e dhomave të të bijve e i kundroi në dritën e hënës. Donte t'i skaliste në mos në kujtesë, në thellësi të shpirtit. Zvarriti hapat e shkoi në dhomën e gjumit. U shtri përbri të shoqit. Fli, tha me vete, fli i qetë tani, sepse nuk e di se ç'të pret o i shkretë, do ta mësosh së shpejti... kur do të të duhet të ndjekësh një shpirt nate të shqetësuar... Nuk e zuri gjumi. Endrra ja kish bërë të qartë, destini i saj ishte të mbytej në një degjenerim neuronesh. Mendoi dosjen e analizave, testeve, takut, asnjë nuk kish guxuar të hapte, do t'i hapte doktori të nesërmen e do t'i jepte një përgjigje e ajo do të dinte ... Cfarë? Ishte e sigurtë, asgjë që ajo nuk e dinte tashmë... si...


...Liljana. Emri i erdhi menjëherë e bashkë me të fytyra e qeshur dhe e mirë të asaj gruaje, atë pasdite të largët me diell. Bënte praktikën në atë azil... që i kish pëlqyer e kish dëshëruar të punonte aty. Mos vallë edhe destini kish qenë po aq dinak sa kjo sëmundje...? Pas tri vjetësh e kish sjellë aty ku kish njohur Liljanën...
-Ti më sheh tani, më dëgjon tani që unë kam mundësi ende të arësyetoj, dukem pothuaj normale, vetëm harresa të vogla, shqetësime të vogla, frikëra të vogla që nuk mund t'i spjegoj...hutohem e humbas rrugën për në shtëpi kur dal vetëm...U mundova t'ua mbaj fshehur njerëzve të familjes”,- kish shpërthyer në të qeshura e Eliza kish vënë buzën në gaz. Shpejt Liljana ishte bërë serioze.
- Nuk po vjen akoma im bir, e unë dua të më vijë shpesh tani, tani...Edhe im shoq duhet të vijë më shpesh, më vonë nuk do të më bëjë dobi. E të mendosh se im bir është mjek e nuk kuptoi gjë. Sapo kisha dalë në pension, një jetë të tërë mësuese,- befas e kish kapur Elizën nga krahu.
-Më ço në shtëpi, të paguaj, sa të duash, hap gojën, vetëm më ço në shtëpi, t'a shoh edhe një herë!
- Kur të vijë yt bir, thuaji të të marrë me vete,- ja kish prerë Eliza .
- Nuk do të më marrë, më ka mbyllur këtu, të gjithë më kanë braktisur, të gjithë duan të më vjedhin. Komshija përballë më përgjonte, priste që unë të dilja nga shtëpia dhe...edhe ti që nuk më ndahesh, ku e ke hallin? Don të më vjedhësh, ke tërë pasditen që më rri ngjitur, ik ose do të iki unë,- gruaja ishte çuar e kish vrapuar drejt portës. E kish hapur me vrull, por sirena e alarmit kish shpërthyer e fortë dhe e frikëshme dhe ajo ishte shtangur.
- Dil po t'a mbajti,- Eliza kish përfituar nga hutimi i gruas,- aty jashtë do të të rrëmbejnë, ty të presin.
Gruaja ishte tërhequr drejt karriges dhe Eliza e ndoqi me brerje të ndërgjegjes që e kish frikësuar ashtu. Por nuk kish patur mundësi tjetër ta ndalonte. Në rrugë makinat kalonin si pikat e shiut. Gruaja, tashmë dukej e qetësuar e kish marrë pamjen më normale që mund të ketë njeriu.
- Më fal, nuk duhet ta kisha bërë,- i tha qetë ajo,- mundohem ta kontrolloj veten. E njoh sëmundjen time, e kam studjuar, nuk jam injorante. Fillimi është kështu, më pas ...- befas gruaja kish rendur e i ish hedhur në qafë një burri të ri e nuk i shqitej.
- Mama, qetësohu të lutem!- kish dëgjuar Eliza dhe e kish ndjerë veten të lehtësuar, tashmë detyra e saj karshi asaj gruaje kish mbaruar. Edhe praktika, kish qenë dita e fundit. Nuk kish pyetur nga ç'sëmundje vuante ajo gruaja simpatike e ndoshta nuk do ta merrte vesh kurrë, ndoshta nuk do të shkelte më në atë azil që i kish pëlqyer e kish dëshëruar të punonte aty. Mos vallë edhe destini kish qenë po aq dinak sa kjo sëmundje...? Pas tri vjetësh e kish sjellë sërish...



&

Ulur, me dosjen e analizave që e shtërngonte pas krahërorit, priste rradhën e vizitës. Liljana nuk i ishte shqitur gjithë paraditen nga mendimet. Nuk e kish njohur kur ish kthyer të punonte në atë azil pas tri vjetësh. Një mëngjes, tek mundohej t'i vishte një triko një të moshuare me gjymtyrë të ngrira, kish ndjerë dhëmbët e saj që i mbylleshin me forcë e zemërim në parakrah. Kish britur nga dhëmbja e hidhur e kafshimit ndërkohë që gruaja ishte qetësuar në çast e i buzëqeshte. E kish parë diku atë buzëqeshje, e njihte...
- Mos quhet Liljana?- kish pyetur kolegen, këtu i thirrnin me mbiemër.
-Po! – kish qenë përgjigja. Eliza ish kthyer dhe e kish thirrur në emër. E moshuara i kish kthyer një shikim pa shprehje, por ajo i njohu ata sy. Papritur nuk ishte më përbindëshi që e kish kashuar, ishte ajo grua e qeshur e plot jetë së cilës i kish bërë shoqëri një pasdite, e mbërthyer plotësisht në kthetrat e sëmundjes... marrëzisë së pleqërisë, më të pamëshirëshmes.
Liljana tashmë nuk fliste fare, shikonte të birin me sy indiferentë si një të panjohur, e vetëm kur ai e puthte në ballë, sytë i merrnin shkëlqim një çast. Një çast lumturie që shuhej shpejt, sa hap e mbyll sytë. Ajo shkëndijë mendimi i sapondezur që ja shkaktonte, endej në labirintin e neuroneve të djegura për të gjetur rrugë, e sa më shumë mundohej, aq më shumë ngatërrohej derisa shuhej plotësisht...



Dera e studios së mjekut u hap e nga ajo doli një pacient. Pacienti i rradhës hyri brenda dhe Eliza me zemër të dridhur numëroi personat që kish në rradhë para saj. Kur kish ardhur, dhoma e pritjes kish qenë pothuaj plot, tani kishin mbetur vetëm tre përshirë dhe atë. Momenti i përballjes po afrohej e ajo ndjente zemrën t'i rrihte furishëm në krahëror. Sa e fortë do të ish zemra e saj? Për herë të parë dëshëroi ta kish të dobët, që ta linte në mes të rrugës, të mos duronte se si do të torturoheshin burri dhe fëmijët nga sëmundja e cila ishte mallëkim jo vetëm për atë që e kishte, po për tërë familjen. Ata nuk e dinin ende, kish qenë e kujdesëshme të mos përmendëte asnjë fjalë rreth saj... nuk u kish thënë se ndoshta... do të fillonte të bëhej e padurueshme... se do të jetonin me ankthin se asaj do t'i ndodhte ndonjë e keqe... se do të dilte në rrugë e do të humbiste... se mund të përfundonte poshtë rrotave të ndonjë makine... se do të hipte në autobus e nuk do të mbante mend se ku duhej të zbriste...se mund të hapte gazin apo ujin e t'i harronte hapur... se do të ishte një rrezik ambulant... si një minë me sahat ...por me sahat të çakërdisur... derisa të vendosnin ta mbyllnin në ndonjë azil sepse do të kishte nevojë për asistencë në çdo moment të ditës e të natës... E do të vinin t'a shihnin duke u habitur gjithnjë e më shumë me veprimet e saj... Duke gjetur gjithnjë e më pak personin e dashur në të...


-Më shau, më goditi, më përzuri, – i kish të përlotur sytë gruaja e re që kish ardhur të takonte të ëmën.
- Mos ja vër re,- kish thënë një nga koleget e Elizës, - është sëmundja.
- Sëmundja!? Edhe kur isha fëmijë, nuk e kish zakon të më rrihte. Më fliste gjithnjë, tani flet kaq pak. Edhe ato që thotë nuk kanë lidhje...
Kolegja kish kthyer kokën nga ana tjetër për të fshehur gazin që e zuri pa dashur. Eliza ishte larguar, nuk mund ta shikonte në sy as kolegen dhe as të bijën e të sëmurës. T'a dinte ajo se ç'qyfyre kish këputur sot e ëma... fjalë pa lidhje... pa kuptim... Por nuk mund të flitej për këto... as nuk do t'i besonin, e kush mund t'i besonte...




Dera u hap, doli një pacient dhe hyri pacienti i rradhës. Eliza vuri dosjen mbi gjunjë, kish filluar t'i digjte krahërorin. Do të bënte mirë të dilte e të pinte një cigare, por kish frikë se do t'i kalonte rradha e do të bëhej vonë për punë. Edhe duhanin do t'a linte. Befas i erdhi per te qeshur. Ish përpjekur disa herë. Më kot. Ja të bëj një llogari, mendoi, mund të rroj edhe tetë, ose dhjetë vjet me këtë sëmundje, ka tri faza... E para, qelizat e trurit fillojnë të vdesin nga pak, e ato që vdesin nuk rigjenerohen. Kontaktet e tyre... gjithashtu, fillon kështu në heshtje, fillon e harron nga pak, emrat i ngatërron, nuk mendon dot në mënyrë të rrjedhshme, mendimet kalërojnë njëri tjetrin derisa fillojnë e bëhen mullar e nuk u gjen dot fillin e humbet fjalën... fillon e ndryshon karakter, personalitet... Kam filluar t'u përgjigjem keq atyre pleqve, jam bërë e keqe, unë që më quanin gëzimin e tyre...Nuk fle, edhe kur fle, veç ëndërra të këqia që më mbërthejnë prej fyti... Ah , një cigare tani, nuk ka të paguar. Po dal ta ndez një... Zbriti shkallët në mëdyshje, ishte dëshira për të tymosur, apo ajo dëshirë e mjegullt që t'a linte rradhën t'i ikte? C'rëndësi kish, rëndësi kish të tymoste e qetë aty në trotuar cigaren e saj... sepse edhe duhanin e harronte ajo sëmundje...


- “Vajza, nuk lejohet duhani, por kësaj mysafires së re do t'i jepni një cigare pas buke”,– kish thënë doktoresha.
Duhanpirëset kishin dalë në kopësht me mysafiren e re e kishin ndezur një cigare bashkë me të. Ana Maria, një grua jo shumë e moshuar, plot humor tek thithte cigaren e u tregonte barcaleta duke i bërë të gajaseshin. Ishte shumë simpatike ajo grua, edhe se kundërshtonte të ngrihej në mëngjes. E fundja kujt i pëlqen të të zgjojnë para orës shtatë? Ja dhe një zhgënjim, ja dhe një fakt se si të mashtron jeta. Kur mendon se i ke mbaruar detyrimet, ke rritur fëmijë, nipër e mbesa, e mendon se do të kesh kohë të shplodhësh gjymtyrët e lodhura, të hedhin në një azil ku të çojnë nga shtrati pa shkuar ora shtatë. E... ai shtrat i ngrohtë që ta ka bërë me sy gjithë jetën duke të joshur... Duhet të kesh nerva të forta në mëngjes, sikur vetëm në mëngjes... Ana Maria i quante buzëqeshjet e vajzave fallco, derisa u shkëpuste premtimin se do t'i ofronin një cigare. Pastaj një ditë harroi ta kërkonte, e pas kësaj të gjitha ditët e tjera. Një mbrëmje u kujtua por kur ja dhanë nuk dinte ç'të bënte me të, e rrotulloi nëpër duar derisa e shkërmoqi. E nuk kërkoi më. Kish harruar të kërkonte. Pas disa muajsh, në tryezën e bukës rrotullonte gotën e ujit. E shikonte me kërshëri si një send që e shihte për herë të parë e nuk dinte ç'të bënte me të. Eliza mendoi se kish etje dhe e ndihmoi duke shoqëruar dorën e saj për ta shpënë në buze e të pinte. Piu, pastaj e vendosi mbi tryezë dhe e harroi aty. Nuk e panë më të pinte vetë, ai send ishte aty, ajo nuk e dinte se pse, truri i saj nuk e njihte as atë dhe as funksionin që kryente. Sëmundja e kish katandisur të mos ishte më e zonja të ushqehej e të shuante etjen edhe kur kishte pjatën përpara e gotën e mbushur. Një tjetër për t'u ushqyer, për t'u tërhequr për dore, një tjetër që nuk dinte të bënte asgjë veç të zemërohej kur zgjohej nga gjumi e të buzëqeshte kur shikonte që i buzëqeshnin. Dhe... buzëqeshnin aq ëmbël, jo vetëm me buzë, në sytë e tyre ku mungonte mendimi, kish bërë fole shpirti i etur për një xhest dashurie e mirësie të cilin dinte të ta kthente dhjetëfish...Ah, ky shpirt i shkretë...A mendon shpirti vallë? Së shpejti do ta marr vesh, mendoi Eliza duke hedhur bishtin e cigares përtokë, aq i bënte se ç'mendonin njerëzit që kalonin rrugës, më vonë as që do t'a kishte më këtë problem...

&
Siç e kish parashikuar, rradha i kishte kaluar. Mendoi t'ja mbathte por ndërkohë doktori doli për të kontrolluar se sa pacientë kishin mbetur. Sapo e pa, ju afrua.
- I mbarove të gjitha?
- Po, janë të gjitha këtu .- Eliza i zgjati dosjen.
- I ke parë?
- Jo, i solla t'i shihnit ju. Por unë nuk kam kohë tani. Po jua lë ... Më bëni një favor, shikojini e ... e dini, në kësi rastesh duhet që pacienti ta dijë sëmundjen ... më telefononi...
- Do ta shoh pasdite kur të mos kem kaq shumë punë. Vetëm më premtoni se çfarëdo që të them, nuk do të ndërmerrni asnjë veprim pa u këshilluar me mua.
- Ju premtoj !- Eliza i ktheu krahët e iku .

&

“ Asnjë veprim!”, zëri i mjekut e ndiqte pas me këmbëngulje. Vallë i kishte lexuar në mendje? Kish disa javë që nuk bënte veç se mblidhte ato pilulat e vogla për gjumë, duke ju ankuar infermiereve se nuk e zinte gjumi. Kish aty sa për të vënë në gjumë e për të mos u zgjuar një kalë. Nuk do të priste derisa t'i harronte si Antonieta. Kish dëgjuar se para se ta binin në azil kishin gjetur në komonë e saj një arsenal të tërë ilaçesh të tilla që i kish grumbulluar dhe pastaj i kish harruar. Antonieta, ajo grua që dy muaj përpara se ta binin aty, udhëtonte me makinë Genova Rimini. Edhe asaj ja kishin spjeguar sëmundjen, e shkolluar dhe inteligjente siç ish ksh dashur t'i shpëtonte kthetrave të saj. Kish dashur të vepronte shpejt që të në fazën e parë, atëhere kur truri është në gjendje të krijojë ende medime të qarta. Antonieta... së cilës i kish vdekur i shoqi dhe i kish lënë goxha pasuri e para në bankë, ishte kujdesur t'i ndante e t'i vente në emër të bijve, kish nënshkruar edhe kërkesën për të ardhur në azil. Ishte optimiste, mbante një bllok ku kish shkruar numrat e telefonit të të afërmve e miqve dhe e përdorte edhe si ditar. Por nuk kish zgjatur shumë. Ndryshimi i menjëhershëm i ambjentit, shkëputja nga jeta që bënte sikur ja shpejtoi rëndesën e sëmundjes. Dhe një ditë të bukur kur e zgjuam në mëngjes:
- Ku jam? Përse ndodhem këtu? E dinë fëmijët e mij?
Pas disa ditësh:
- Përbindësha, më keni rrëmbyer e më mbani mbyllur?
E gjithë ato ligjërata që i bënim e mundoheshim t'i spjegonin. E qeshnim kur këmbëngulte t'i telefononte të shoqit, merrnin telefonin dhe formonim numrin... Vallë kështu do të qeshin edhe me mua? Do të tallen si me Antonietën tek i thonim njëra tjetrës se po i telefononim parajsës? O zot...Do të shoh fantazma, do të kem aluçinacione, si ajo që kërkon të ëmën e që këmbëngul se pak minuta më parë e kish lënë të ulur aty në qoshe të dhomës? Apo kur ka frikë se mos e vrasin se të gjithë komplotojnë kundër saj? Apo kur ulërasin se dikush i sheh me sy të pamëshirshëm e don t'i vrasë? Do të kem dhe unë ferrin në kokë? Derisa ferri të më lerë rehat e do të harroj se kush jam, nuk do të kem më personalitet, dinjitet, kur nuk do të jem në gjendje të njoh e të di se ç'është një gotë e përse sherben? Kur nuk do të jem në gjendje të bëj asgjë, as të shkoj në banjë? Derisa truri mos të më komandojë duart e këmbët, do të gozhdohem në një karrocë apo shtrat derisa të më hapen plagë në të ndenjura, kurriz, shpatulla... Do të më ushqejnë me shiringë, do të më lajnë, pastrojnë, ndërrojnë e do të më shohin si një krijesë të varfër pa personalitet, që ka një emër se duhet t'a ketë një, ashtu siç duhet të ketë një numër çdo rrobë që do të vesh ... Do të jem një karikaturë e keqe e vetes sime, një qenje njerëzore e zhveshur nga çdo gjë njerzore. Fjalët do të më rrallohen, mendimet do të më shuhen, shpirti do të më burgoset brenda një karkase e do të zgjohet një çast, kur të ndjej mbi ballë buzët e bijve të mij. Do të buzëqesh kur të më buzëqeshin, me gëzimin e atij që i falin atë që nuk i takon, sepse ndoshta do të jem e ndërgjegjëshme se nuk do të kem vlerë për asgjë, do të jem barrë për të gjithë. E më e keqja se nuk do ta kuptoj sepse do ta dua një zë e fytyrë që do t'i harroj pas disa çastesh, vetëm se më ka dhuruar një xhest mirësie, e do të doja t'i dhuroja mirësi e një fjalë të mirë, por nuk do ta dij se si ...Mirë, e kuptoj, mendimi shuhet, fjala ikën, truri digjet, jeta do të vegjetojë në gjymtyrët e mia, ashtu kot, pa kuptim... po shpirti... Po shpirti? A mendon shpirti? Nganjëherë del edhe ndonjë fjalë kur nuk e pret , por a ka kuptim? Në ç'gjuhë flet shpirti kur nuk ka zë? C'tingull ka? Apo është gjuhë pa tinguj, pa fjalë? Atëherë si është e mundur që i kuptoj? Kur ndjehen mirë ata, i ndjej dhe unë. Kur jam e shqetësuar unë, më kuptojnë ata, shqetësohen më shumë se unë, e shikoj në sytë e tyre. Kur jam mire unë, gëzohen edhe ata , u shndrisin sytë. Mos vallë dhe shpirti im flet një gjuhë që unë nuk ja di fjalët? Kur duhet ta mësoj atë gjuhë që me flet me sytë e tyre, që është aq i trishtuar pasi asnjë nuk e kupton? Se është i etur për një fjalë të mirë,e askush nuk ja jep? Sepse nuk e sheh që është aty, e nuk është faji i tij që ka mbetur i burgosur aty. Ai shpirt që gjen rrugë e bën të lëvizë një dorë që nuk e ka lëvizur prej muajsh, të kap dorën e veshur me dorezë e ta puth, e mban pështetur në faqen e fishkur, do të të falenderojë...

&
Duke bluar këto mendime, Eliza po i afrohej punës. Në nxitim e sipër, bishti i kapi pasqyrimin e saj në një vitrinë dyqani. Mbajti hapin e u kthye mbrapsht e kundroi vehten në atë xham të madh që çuditërisht ishte aq bujar sa ja kursente shenjat e viteve dhe e bënte të dukej e re dhe e bukur. Pak a shumë kështu ishte dukur deri pak vjet më parë, dhe kështu e kishin parë.
E kujt i ish bërë vonë për shpirtin? Njerëzit ishin mësuar të komunikonin ashtu, me duar, me këmbë, me fjalë, me vështrime në të cilat shprehnin mendimin.Të gjitha këto ishin zhvilluar me atë specie të mrekullueshme që quhej njeri. Po kur nuk ishin në gjendje t'i bënin këto, kur nuk kish lindur fjala, kur mendimi ishte aq primitiv sa... Kur lind njeriu... po shpirti kur lind? Shpirti lind me të? Teoritë janë të ndryshme, nga më të ndryshmet. Gjynah të abortosh thonë, pasi shtatzania është tre muajsh. Përse, vallë shpirti është tashmë aty, apo ka marrë rrugën për të ardhur e vendosur në momentin e lindjes? Apo është gjynah sepse prish rregullin e karmës? Apo është e vërtetë ajo teoria tjetër se çdo shpirt ndahet në dy pjesë, shumohet? Nuk është teori e keqe, ndryshe ku gjenden ato shpirtra kur rritet popullsia ...Nuk besoj se janë në numër të kufizuar, ndryshe kur të mbarohen shpirtërat në magazinën e qiellit, çfarë duhet bërë, vallë ndonjë luftë që të riciklohen ata që janë në tokë? Le të mos flasim për shpirtin binjak... është e bukur vërtet, e kush nuk do të donte të gjente pjesën tjetër të tij? Ajo që më intereson është të di se si mund të të njohë ajo pjesë e shpirtit, cili është kodi, gjuha, mënyra...Ah, jo tani nuk i interesonte shpirti binjak, ç'ka kish më të shtrenjtë në këtë botë ishte familja e saj, fëmijët dhe i shoqi.
“ Sonte”,- padashur kish menduar me zë, nëse përgjigja është pozitive... Im shoq ka ende kohë të rregullojë jetën e vet, pas tetë ose dhjetë vjetësh do të jetë tepër vonë... do të vuajë e do ta ushqejë veten me shpresa të kota... e pastaj do të jetë vonë...
Shpirti, e kujt i hyn në punë shpirti im, as vetë Zotit, po t'i kishte interesuar për mua dhe ata njerëz, nuk do t'a kishte shpikur këtë sëmundje. Siç duket diku në parajsë apo ferr nuk është plotësuar numri, megjithëse nuk e di se ku shkojnë këta shpirtra, këtu janë mes ferrit e purgatorit. Unë e kam vendosur, mes ferrit të shpirtit tim e ferrit të njerëzve të mij këtu në tokë... zgjedh të parin.
&

Zilja e celularit. Eliza hoqi dorezat ngadalë. Ju kujtua ëndrra . .Ndoshta nuk kish nevojë t'a hapte fare atë celular, e kish vendosur. Kish qenë e veshtirë sa të vendoste, gjërat i kishin ecur mirë. Buzëqeshja i ishte kthyer atë pasdite, mendimi se po i shihte për herë të fundit...e kish bërë më njerëzore. Njerëzisht do t'i fliste edhe doktorit, le t'a mbante mend të edukuar e të njerëzishme.
- Mirëdita doktor,- buzëqeshi.
- Eliza, i pashë përgjigjet e testeve dhe analizave... e nuk kam lajme të mira .
- E di doktor... alzheimer.
- Nuk kuptoj sepse të është fiksuar ajo sëmundje, nuk është alzheimer.
- Tumorr... në tru ...- Elizës ju mbajt fryma, taku mund të kishte zbuluar... , e pastaj më mirë një tumorr, të merr brenda disa muajve...
- Dua ta lesh atë punë, që sot nëse ke mundësi.Më fal, jo dua, por duhet.- toni i zërit të doktorit tregonte se ishte i zemëruar, pra nuk ishte as tumorr.
- Do ta lë që nesër.Më thuaj çfarë...
- Nesër në mëngjes shihemi këtu. Do të të jap fletën për të bërë analizat për tiroidet.
Vlerat janë të çmendura.
- Tiroidet?!Gjë tjetër?
- Sindroma e burn out.
- Burn out?!Tallesh doktor apo si e ke hallin.
- Testi MBI ...
-Ai test me ato pyetje idiote!?
- E sheh, - doktori filloi të qeshte nga ana tjetër.- Mua m'u duk i tillë dyshimi juaj. Të pres nesër në mëngjes.

&

Në përfundim të turnit, hodhi në banjë pilulat që kish grumbulluar me aq mundim dhe shkarkoi ujin. Burn out, e pastaj, një sindromë që nuk i prishte punë, veçse duhet të kërkonte një punë tjetër. Do ta kish nga depresioni e nga streset. Nuk kish kaluar pak, por tashmë të gjitha i dukeshin aq të vogla në krahasim me... Mbylli garderobën e doli pothuaj me vrap. Kish mbetur e fundit sepse donte të hiqte qafe ato ilaçe e nuk donte ta shihnin koleget e tjera. Nata ishte e bukur. Në anën tjetër të rrugës pa makinën e të shoqit, edhe ai kishte shpëtuar, një farë kohe nuk do të linte sportin në televizor, derisa Eliza të gjente një punë tjetër. Do të bënin si do të bënin ca kohë me ekonominë, por punë e madhe. I shoqi ishte jashtë makinës e po shëtiste qenin.
Ej!- thirri Eliza duke ngritur dorën para se të kalonte rrugën. Për fat nuk pa asnjë makinë që të kalonte e asaj nuk i duhej të zhvendosej ata njëzet metrat deri tek vijat e bardha. Me të shpejtë kaloi gjysmën e parë, atë të korsisë që vinte nga e majta e saj, ajo ishte e vështirë për t'u kontrolluar sepse vinte pas një kthese. Kontrolloi korsinë e djathtë, dritat e një makine dukeshin larg por kishte kohë për të kaluar. Befas qeni u shkëput nga i shoqi dhe rendi në mes të rrugës. Një makinë e shpejtë doli pas kthesës e asaj ju duk sikur u sul drejt tij. Eliza vrapoi, arriti ta kapë qenin në krahë dhe mori të kthehej drejt makinës të të shoqit. U kujtua për makinën që vinte nga ai drejtim, vetëm kur u përplas me të...

&

Gjendej e mbështjellë sërish në një perde që i merrte frymën. Por kjo ishte si prej qelqi. Nuk lëvizte dot as edhe një muskul. Pra kjo kish qenë ëndrra, e kish paralajmëruar se do të vdiste, dhe ajo nuk kish ditur ta interpretonte. Ishte fiksuar pas Alzheimerit. E tani nuk donte të vdiste e nuk mund të bënte asgjë, nuk e çirrte dot atë perde. Kish vdekur tashmë, nuk dëgjonte asgjë, veshët i ishin shurdhuar. Befas errësirë e plotë e pastaj një pikë e shndritëshme që afrohej.Drejt saj duhej të shkonte, kaq gjë e kish lexuar diku, e kish parë edhe në një film, drejt saj... Perdja po e lironte pak nga pak dhe ajo filloi të ndjehej e lirë e pa peshë ...Ndjeu veten të ngrihej në ajër, të lirë... kjo qenka ndjesia e lirisë, mendoi .Qënka kaq e bukur...
- “Të pëlqen kjo liri”?
Nuk ishin fjalë e nuk ishin as tinguj. Po dikush apo diçka, kish dashur t'i thonte pikërisht këtë.
- “Kush flet”?- pyeti ajo e çuditur, nuk ishin as fjalë të shqiptuara dhe as tinguj ato që kish nxjerrë.
- “ Shpirti yt. Të pyeta nëse të pëlqen kjo liri”?
- “Nuk kisha përjetuar asgjë të tillë” ...
- “Nuk ke kohë, ajo dritë pret ... e po të thërrasin edhe aty poshtë...
- “Nuk i dëgjoj”.
- “Sepse përpiqesh të dëgjosh me veshë. Harroji veshët një moment”
Vrau mëndjen se si mund të harrohen veshët. Të kish mundësi do të qeshte... Por ...dëgjoi vërtet .
- “A mund të kthehem, desha të them... sa shanse kam”?
- “Nuk e di, mund të provosh”

….....
Ndjeu dy duar të fuqishme që e shtypnin mbi gjoks.” Një, dy, tre, katër, pesë”... Pastaj një palë buzë u pështetën mbi të sajat dhe shfrynë ajrin me forcë. Mushkërite nuk donin të bindeshin e ndjeu se po bëhej sërish pa peshë.
- “Jepi Eliza, mos u dorëzo! Kapu pas meje” !
- “Ku je? Nuk të shoh “...
- “Tek agimet... tek perëndimet... tek vala e detit, në një buzëqeshje fëmije... tek brishtësia e një luleje të porsaçelur... në drithërimën e një puthjeje ... në të gjitha ato ndjenja e ndjesi që e bëjnë të bukur atë që quhet... jetë....
- “E që nuk preken me duar”...
- “Atje jam unë”!
&
“Një...dy... tre... katër... pesë....”, duart i shtypën krahërorin përsëri dhe sërish ato buzë mbi të sajat. Këtë herë gjoksi i saj u ngrit dhe ndjeu ajrin t'i vërshonte në mushkëri. Jeta u kthye me aq vrull sa ju duk sikur ju morën mendtë dhe volli. Ndjeu t'i kthenin kokën mënjanë që të mos mbytej nga të vjellat e saj e për herë të parë ai lëng i pështirshëm nuk e neveriti. Dëgjimi ju kthye, dëgjoi të gjitha zhurmat e rrëmujës së ethëshme dhe sirenën e autoambulancës që e çonte në spital. Dëgjoi zërin e të shoqit që i fliste. Të mjekut që i thosh se mund t'ja hidhte. Pa dritat e gjelbërta të sallës së operacionit. Diçka shtuan në shishen e serumit e befas i erdhi gjumë. Sa gjumë që kish...
- “Nuk dua të fle, ku je, përse nuk të dëgjoj”?
- “Jam këtu, të kam premtuar”!
- “Ç'gjuhë të çuditëshme që ke dhe ti, përse pa tinguj”?
- “Sepse ti nuk i ke dhënë ende një tingull”.
- “Përse? Duhet t'ja jap unë?
- “E kush tjetër? Jam i yti. Mund të më japësh edhe ngjyrë, një herë që më njeh e që më ndjen, mund të bësh mrekullira me mua”.
-”Tallesh” ?
- “Përse? Nuk është mrekulli ajo që ndjen përreth”?
Përreth ... drithërima e zemrës së fëmijëve dhe e të shoqit në ngjyrën e lotit, shqetësimi i doktorit në violetë... duhet të jem rëndë, ndryshe nuk do të kish këtë ngjyrë...
- “Do të vdes”?
- “Nuk e di akoma”.
- “Po sikur...ku do të ikësh?
- “Do të jem gjithmonë me ty”!
- “Sikur the se të pëlqen jeta”.
- “Po, por nuk mbaron këtu. Do të jemi gjithnjë bashkë, unë e ti”.
- “Po sikur të mbetem invalide ...desha të them pa dinjitet...”
- “Do të më kesh mua”!
- “Kudo”?
- “Kudo. Kurdo. Gjithkund në Shpirtin e Botës”!





Shënim : Qëllimi i këtij tregimi, nuk e di se sa ja kam arritur, është të njoh lexuesit, ata që do të kenë durim ta lexojnë deri në fund, me një sëmundje të pleqërisë por që dhe shpesh nuk të pret të plakesh. Janë ata fatkeqë, që duan apo nuk duan, përfundojnë detyrimisht në azile. E kam shkruar këtë tregim, që të arrijmë të kuptojmë këtë sëmundje, ata të sëmurë (që mund të jenë edhe të afërmit tanë ), dhe t'i trajtojmë ashtu siç meriton të trajtohet një qënie njerëzore :
ME DASHURI


Imperia 16 Nentor 2008


0 commenti:

Lettori fissi

Slideshow

Loading...

Pergezime nga une, Vedati , Suzanes


Pergezime nga une, Vedati , Suzanes.
E kam kujtuar gjithnje me mallengjim shokun tim te shkolles , me te rregulltin, me te sinqertin,me te dashurin.Gjithnje i suksesshem ne mesime dhe ne shoqeri e veprimtari te perbashketa kulturore.Njeriu me realist , vezhgues i jashtezakonshem dhe konkludues i matur.
Prekej shume nga ndonje moskorrektesi e ndonje shoku te vet , ja vinte ne dukje per t'a permiresuar, por nuk u mbante meri.Pak jemi takuar ketu ne Shqipweri. Kur une punoja ne jug ai ne veri dhe anasjelltas. Kur takoheshim , gjithmone rastesisht, qellonte qe te dy ishim me ngut.
Asnjehere nuk u ngopem me muhabet. Edhe me te shoqen çeke, shume e shqiptarizuar , ne kembe jemi prezantuar dhe njohur.
Ne Ostrave , Petriti me njoftoi se po ikte nga konvikti se ishte martuar. Per kete pike nuk e zgjatem muhabetin sepse une nuk e pelqeja nje gje te tille se me dukej e parakoheshme.
Por ai e beri fakt te kryer. Une ate vit te 1959-s mbarova studimet dhe u ndava me Petritin , duke i thene sipas zakoni te atehershem “Me nje djale”.
Une njehere u ndodha ne siklet te madh se mund te denoncohesha ne ambasade. Une me Petritin ditet e pushimit punonim neper ndermarrje te ndryshme, metalurgji etj. Ne vajtem dhe na afruan nje pune te rende qe une s'e perballoja dot.Petriti si i forte qe ishte e pranoi.Kur u takua me ate shokun e vet, qe me vone i doli inkorrekt, i kish thene : “une fillova pune per keto dite pushimesh, Vedati nuk gjeti te pershtateshme.
Ai i qe pergjigjur : “C'ju be mire atij reaksionarit qe s'e moren ne pune “.
Pse i thua reaksionar ?
S'e di ti ? I ka thene B-se per Hrushovin qe eshte trockist, duhet t'a denoncojme.
Pas ketij Petriti vjen direkt e me thote.
Verte B-ne e kemi shume shok sidomos ti ke shume konfidence, por kur e di qe ai eshte informator si ja thua keto gjera ?
Tani rreziku me i madh ishte nga ky tjetri se sa nga B-ja.Se mund te na beje ndonje te pabere , se mund te na beje çeshtje te Rinise, Partise dhe ambasades.Duhet ta mbyllim urgjent.
Pasi e rrahem problemin vendosem te organizojme nje feste sikur gjoja te nesermen martohej vellai im me i vogel ne Tirane dhe te mblidheshim e t'a festonim. Ashtu u be.
Ngritem dolli dhe perplasem gotat sigurisht per miqesine me BS, per lavdine e ML dhe te Stalinit e Enverit dhe shume me teper per shendetin e Hrushovit duke e cilesuar si Leninin e diteve tona e keshtu me rradhe.
Mandej Petriti u tregua shume aktiv per te ndryshuar mendjen e atij inkorrektit dhe me siguroi qe çeshtja u mbyll me fjalet qe nje fjale e tille nuk mund te thuhej prej meje per Hrushovin.
Mos te harrojme se kjo ngjarje ishte ne pragun e vizites se madhe qe do te bente Hrushovi ne Shqiperi dhe une isha ne periudhen e perpilimit te diplomes.
Nuk do t'a harroj kurre Petrit Kollakun. Vdekja e tij me erdhi krejt e papritur dhe u habita se si nuk merreshin masa per mbrojtjen nga silikoza.
Me dhembi shume per Petritin por me rendoi per tere jeten se kjo vdekje e hidhur kishte te bente edhe me ate qe rregullat e sigurimit teknik ne pune nuk zbatoheshin rigorozisht.
Gjithmone do ta kujtoj me permallim , te mrekullueshmin Markshajder Petrit Kollaku.
Petriti meriton dekoraten me te larte per punen e pakursyer qe ka bere dhe per sjelljen e tij aktive dhe shembullore ne te gjitha fazat e jetes e te punes.
Me shume respekt perpara Bijes Se Petrit Kollakut, Suzana Kuqit.
Prof Dr.Inxh.Gjeolog Vedat Shehu

sublime

sublime

Noi e le parolacce



Mia figlia ha fatto una scuola dove la maggior parte dei alunni erano maschi, pensateci , solo cinque ragazze tra cinquanta ragazzi. No, niente di male, non ha avuti dei problemi , perchè ha la testa sulle spalle e sa rispondere a chiunque, ma il problema è che è diventato un po maschiaccio. E' passato il tempo dei bei vestiti e delle belle pettinature, solo i jeans , magliette e scarpe che sembrano da militare.Non ne parliamo del vocabolario. Ma non è che la usa con me o con suo padre, neanche con i nostri amici, è molto educata. Ma un giorno che per caso ero tornata prima dal lavoro , lei, non si era accorta e stava litigando con suo fratello , l'ho sentita.A dire la verità non potevo capire chi era il maschio tra loro due...Stavo in piedi nel corrodoio e sentivo con la mandibola che mi era scesa giù. Dopo qualche minuto, dalla sala esce mio figlio , arrossato come una ragazza timida. Quando i suoi occhi incontrarono i miei mi disse :
- Diglielo te di chiudere la bocca altrimenti lo picchio...- e entrò nella sua camera e io sentì un rumore forte e mi sembro che il muro cadesse giù. Allora capì perche i muri e il frigo avevano quei segni strani...era lui che li prendeva con i pugni.
Queste cose mi fanno mettere a pensare. Noi, eravamo educati in una maniera diversa nel nostro tempo e nel nostro paese, anche se eravamo poveri e nelle condizioni per niente desiderati, non usavamo mai le parolacce.E non solo. Quando li sentivamo, diventavamo rossi fin alle orecchie come i papaveri, e pensa te se potevamo usarle in casa. Mi ricordo che quando avevo cominciato a lavorare per la prima volta in regola in una struttura qui, mi capita una collega che quando parlava , una parola su tre , era una parolaccia.Dio mio , pensai, io avevo conosciuto l'Iatlia tramite la Tv e pensavo che le parolacce non esistevano.Ma le parolacce si imparano presto, e dopo un pò di tempo cominciai a rispondere e dare anche il resto, di sicuro sceglievo la moneta più piccola.Strano però, ma non mi vergognavo, per lo più per me era una lingua straniera e non mi faceva lo stesso effetto che mi fanno nella mia lingua. Perciò , un giorno che i miei adorabili figli stavano litigando e il più bravo marito del mondo faceva finta di non sentire,non so come fa fare il sordo quando non li interessa, io osai a dire una parolaccia perchè dovevano finirla. Voi credete che ha fatto qualche effetto su miei figli ? Neanche l'hanno sentito. Invece mio marito che l'aveva sentita mi guardava meravigliato come se fossi un alieno.
- Perchè mi guardi così ? dico io arrabbiata pronta a far fuoco su di lui.
Lui non mi rispose per un pò, poi mi dice tranquillamente :
- Quando la donna comincia a usare le parolacce, vuol dire che sta per diventare vecchia.
L'effetto era pieno. Dopo questo non ho mai più usato le parolacce in casa mia. Potevo accettare che ero maleducata... potevo accettare tutto ma... che stavo per diventare vecchia... mai. In fin dei conti quale altra donna lo può accettare ...?

Invisibile



E’ finito un sogno
si è spezzato
Uno degli ultimi rimasti
come le ali di una rondine
ferita che cade dal cielo
In apparenza
non è successo niente
continuo a vivere
lavorare , sorridere
e scherzare
Nessuno si accorge
di quello
che mi succede dentro
neanche posso dirgliele
mi prenderebbero in giro
Nessuno si accorge
della tragedia invisibile
di sogni crollati
Perchè io… ho paura
… di sognare ancora…

Lumturi familjare

Pjese nga libri me te njejtin titull


Prezantimi

Ne , domethene une, burri me i mire ne bote dhe femijet me te embel ne bote , jemi nje familje qe jetojme ne harmoni te plote , per t’u pasur zili. Punet i kemi te ndara natyrshem , pa u lodhur , sipas prirjeve dhe talenteve qe ka secili prej nesh. Keshtu , zararet , lodrat , televizorin e telekomanden jane pune qe i bejne shkelqyeshem e me zell te madh femijet. Gazetat , domethene leximin e tyre , zgjidhjen e fjalekryqeve , gjumin e pasdites , ndjekjen e lajmeve e disa pune te tjera te ketij tipi monoton e te merzitshem i ben me vullnet e zell te madh burri im i dashur pa u ankuar fare. Ate pakice punesh ordinere e te thjeshta qe mbeten si larje , gatim , hekurosje e vogelsira ta tjera i bej une , ç’eshte e drejta jo me qejf , po i bej. Kur te gjitha ecin sipas kesaj menyre ndarjeje çdo gje shkon mire e bukur. Por nuk eshte e thene . Nganjehere mua si gjithe grate e tjera me vret e mira e nis e ankohem se gjoja me dhemb koka, kurrizi , apo ndjehem e lodhur . Fill pas kesaj femijet shtojne si me komande intensitetin e veprimeve te tyre e seç u shkrep te vrapojne e te ulerijne si indiane duke permbysur çdo gje qe u del perpara . Im shoq fillon e ngryset . Per kunderveprim une e hap gojen me shume duke u ankuar. Atehere burri nuk mbetet vetem ne ngrysje por kundervihet me fjale . Fillon kesisoj nje nga ato seanca qe mund t’i quash zbrasje thesi e dyaneshme me shprehje opinionesh si pershembull rri e ben sehir , gazetaxhi , nuse prej lecke , dembele etj. Pasi mbarojme me njeri tjetrin e kane rradhen njerezit e mij , pastaj te tij , shtohen argumente e "komplimente" te reja nga ato te seances se parafundit . Rezultati , pas kater oresh debat , nje jave pa folur derisa mua me vijne mendte perseri e vazhdojme sipas rregullit te arte te vendosur qe ne fillim…

Il volo di un poeta


Il volo di un poeta…
Hai mai preso un volo
Come un gabbiano all’alba
Hai mai dorato la tua anima
Con i raggi del sole al tramonto…
O nella notte con stelle che scintillano
Sulla luna piena ti sei fermato
A fare l’amore con il tuo amato
Hai mai fatto…
Io ho cavalcato le aquile
Nelle notti tempestose arrabbiate
Ho ucciso dei mostri con le mani mie
Ho parlato coi draghi
Nelle mie poesie…
Ti sei mai tuffato
Nel profondo blu degli oceani
Hai fatto compagnia ai delfini
Come una bella sirena sognando
Un sogno
Negato nei secoli…
Hai provato a girare nella giungla
Tra leoni e tigri
Senza aver paura
Perchè ti sei messo in testa
Quel fiore raro e stupendo
Per regalarlo al tuo amore
E quando l’hai trovato
Hai rinunciato
A non uccidere quella bellezza…
Sei riuscito e ricamare le stelle
del cielo
In una notte nuvolosa e buia
E ad aprire le porte
Degli universi ignoti
E paralleli,
e viaggiare nell’infinito
Sei riuscito
a vedere quanto diverso
può essere il mondo
se la gente
potesse ragionar col cuore…
E di parlare con Dio
Nel raggio dorato del sole
Di sentirlo in un germoglio
Verde e delicato
Dopo un inverno furente
E ti dice, ecco una speranza
Alzati, non ti devi rassegnare
Al destino
Una vita ti ho dato
Non viene sprecata
Ti sei mai sentito
Padrone di te stesso
E dei tuoi pensieri
Oppure quel conto in banca
Si è impadronito di te
E il tuo cuore
L’ha fatto diventar gelido…
Ti sei mai bagnato il cuore
Con le lacrime non tue
L’hai mai scaldato
Nei raggi
Meravigliosi
Di un sincero sorriso…
Perciò di prego
Non chiedermi
Cosa ho fatto
O cosa farò nella mia vita
Non mi vergognerei
A risponderti
Sono, sarò e morirò
Come un poeta matto
Tormentato e felice
… Nel volo…

patenta

patenta

GRI

GRI

Slideshow

Loading...

Vajza ime


Vajza ime
tashmë është një ëndërr
e unë një … pritje
Vajza ime
ëndrrën u ka rrëmbyer
pulëbardhave
e ka ikur tutje…
Vajza ime
mes detit dhe qiellit
porteve dallëndyshe…
Vajza ime
një ëndërr në lundrim
e unë
zemër që bën durim…
Vajza ime
marinare ëndrrash
endet nëpër botë
unë këtu
një port këmbëngulës
në një pritje kokëfortë

Imperia 26 maj 2008…

coelho


- Ne vete, jemi infiniti i vogelsise dhe i madheshtise, dhe jeta qe i bashkon.

mesazh dhembshurie

mesazh dhembshurie

Slideshow

Loading...

kristiana

kristiana

Che lingua parla l'anima


Che lingua parla l'anima
(alzheimer)
Il sipario scende lentamente
pensieri che si inciampano
finché si perde anche la parola
nella notte buia della mente...
La ragione è spenta
Spenta sembra anche la luce
dentro gli occhi...
ma se ti avvicini
delicatamente
bussando con un sorriso...
si alza un' altro sipario
un altra scena mostrando
un anima intimorita e terrorizzata
imprigionata in un corpo ed in un mondo
che più non la conosce...
Dio mio!
Qual' è la lingua dell'anima..?
Che lingua parla l'anima..?
Se non quella di questi occhi
in cerca di percepire
un po' di tenerezza
affamata di una carezza
di un sorriso, di un affetto...
su tutte le facce
perché nel suo mondo
esiste solo una
che comprende anche quello dei figli
che gli ha partoriti, cresciuti, amati
che li sembrano dei perfettamente estranei
vede un solo volto
che si chiama umano, ma...
ha dimenticato
qual'è la lingua che parla l'anima...
Perché spendiamo nelle guerre
facciamo la gara per arrivare alle stelle
perché interessa più la vita sul Marte...
e non pensiamo che ciascuno può incontrare
questa malattia nel suo destino...