Slideshow

Loading...

Barra video

Loading...

sabato 19 febbraio 2011

Grua ne erresire


Grua në errësirë

Zbrazëtia e gjysmës së shtratit i kujtoi se i shoqi nuk ishte kthyer në shtëpi mbrëmjen e shkuar.Tashmë ishte mësuar, ishte grua artisti, të njohur madje. Të gjithë e adhuronin. Dikur e kish adhuruar edhe ajo dhe e kish dashur. Shumë. Kushedi me kë ka qenë mbrëmë, mendoi tek po lante dhëmbët. Hamendësimet shkumëzuan së bashku me pastën e dhëmbëve e pastaj së bashku me të u shpëlanë e rrëshkitën bashkë me ujin. Nuk ka rëndësi, do të kthehet prapë. Do të mundohet ta harrojë edhe atë ashtu siç ka bërë me të tjerat.

- o -

Shtyu derën e hyri në dhomën e hotelit. E kishin lajmëruar se i shoqi e kish lënë që në mëngjes e kish paguar edhe llogarinë. Shikoi me kërshëri përreth. Dhoma ishte pastruar e rregulluar, asnjë shenjë që të mund të dëshmonte për sa kish ndodhur ato ditë të mungesës së tij në shtëpi. Shkoi tek dritarja dhe e hapi. Koha ishte e bukur dhe e kthjellët, me atë kthjelltësi pafajësie pas një nate me shi. Poshtë dritares pa bishta cigareje të lagur, të shëmtuara, si një çast pasioni të gabuar të konsumuar e të djegur shpejt. Të shkoi keq edhe këtë rradhë, një tjetër grua për t'u harruar... sepse... nuk e ke lidhur me fillin e mbiemrit tënd që ta tërheqësh nga cepi i harresës...


- o -

E gjeti të shoqin në studio tek po punonte mbi një telë. Qëndroi tek dera dhe admiroi lëvizjen e shkathët të penelit. Abstraksion, nuk e dinte se ç'kish ndërmend të shprehte ai me të, por asaj ju duk si një varr i përmbysur. E përshëndeti duke i buzeqeshur. Mendimi se ai ishte sërish aty, dhe... çuditërisht ndjesia se fundja nuk i bëhej më vonë se ku kishte qenë, e bëri të vinte buzën në gaz përsëri. Ai kishte qenë me shërbim dhe aq. Kurrë nuk do ta pranonte se e kish tradhëtuar dhe kurrë nuk do të pranonte që ajo t'a tradhëtonte. Mendjemadh, mendoi ajo dhe i buzëqeshi për herë të tretë. Jo, ajo nuk mund ta bënte, jo sepse nuk donte por... sepse nuk ja vlente... Ai e kish mbajtur me kujdes nën hijen e tij duke ja zbehur të gjitha vlerat, e vetmja gjë që i kish mbetur ishte ajo e ndershmërisë. Ajo ishte gruaja e atij artisti të madh, dhe... ishte e ndershme. Ja përse e vlerësonin, sepse ishte e ndershme, asnjë meritë tjetër. Endrrat e saj për artin kishin perënduar me talentin e saj të shtypur nga madhështia e talentit të tij. Shkoi herët për të fjetur e mori të lexonte një libër. Ai erdhi, si gjithnjë u zhvesh e u shtri bri saj. Në fillim larg, pastaj filloi të afrohej. Ndjeu duart e tij tek e preknin, të shkathëta si me penelin. Ajo ishte tela e tij, ai po pikturonte ...mbi të... varrin e kujtimit të gruas së fundit që kish pasur ndër duar...gruaja e tij për të harruar gratë e botës...trupi, tempulli i shpirtit të saj ku ai lutej për pak harrim të zhgënjimit të makutërisë së tij. A më ka dashur vallë ndonjëherë, mendoi tek ndjente këmishën t'i rrëshqiste përgjatë trupit, apo kam qenë vetëm stacioni i ndërrimit nga njëra grua tek tjetra, stacioni i harrimit... ndjeu duart ta preknin e ta hapnin, kërkonin thellë sa më thellë... Sa i thellë duhet të jetë një varr ..? Nuk kundërshtoi, e fundja përse? Një varr më shumë a një më pak ... në një varrezë dashurie, ç'punë i prishte asaj... Ajo do ta bënte të harronte, edhe emrin, edhe aromën, edhe flokët e asaj tjetrës, e kish bërë gjithnjë...Frymemarrjet u vështirësuan, ofshama, kënaqësi që rritej, rënkime, pastaj më të forta derisa...ai thirri emrin e saj. Atë tjetrën e kish harruar...



.

- o -

Burrin e zuri gjumi shpejt. Ajo ngriti me kujdes në errësirë telën e saj. Mjaft më dëshira për burra pa fytyrë. Me lëvizje të lehta e delikate, një fytyrë, sa i ngjante asaj të burrit të saj. Ishte veç pak ndryshe, ishte vetëm i saj. Një burrë që të vinte aty këtë moment, që të ishte i zoti të shkatërronte atë varrezë, për t'a shndërruar në një tempull. Tempujt ndërtohen për Zotat, mendoi, po bie në mëkat. Por a nuk kishin bërë mëkate të gjithë ata që kishin ngritur tempuj? Le ta fillojmë, deri sa mban mend historia. Ishin vetëm mashtrim, me kohën ranë një e nga një me zotat e tyre.Tani kish arritur tek duart. Të zakonshme por delikate në prekje. Të kthehem përsëri tek fytyra. Sytë, më hyjnë në shpirt, por buzët... duhet të jenë më premtuese, prej andej del fryma, zëri, fjalët , ato dhurojnë puthjen. Po ngjyrën e syve? Të blertë janë më të bukur, por janë të pabesë. Ndoshta Zoti i ka në ngjyrën e qiellit, por nuk janë të qëndrueshëm. Më mirë në ngjyrë të tokës, është më e qëndrueshme, më e ngrohtë e më besnike. Nuk kish dëgjuar ndonjëherë se toka i braktis njerëzit, përkundrazi. Kjo duhej të ishte fytyra që duhej t'i ngjante Zotit, çuditërisht shumë e ngjashme me atë të të shoqit. Sepse dikur e kam dashur, shumë. Zoti merr tiparet e njeriut që duam. Ose të asaj pjese mashkullore të tij, pjesa femërore jam unë e së bashku do të ndërtojmë këtë tempull. Portreti ishte mbaruar, fytyra e pikturuar i buzëqeshi. “Eja”,- i tha ajo,- “zbrit nga tela”. Me një vështrim çapkën burri zbriti nga tela. Ajo i bëri vend mes saj dhe të shoqit. Filloi ta prekte me gishtërinj të dridhur...





- o -
Ajo i buzëqeshi errësirës që la pas imazhi i bukur i tempullit të saj. Dëgjoi gërhimën e lehtë të të shoqit dhe u mundua të shquante tiparet e tij mbi nënkresën e bardhë. Atë natë ishte aty, e ndoshta edhe shumë netë të tjera në vazhdim, derisa instinkti i gjahut pas grave të bukura t'i zgjohej sërish. Dikur kish qenë zot i tempullit të saj, dikur, tani ishte një monument, një përmendore së cilës i falej përpara çdo tradhëtie që i bënte. Tradhëtie? Ajo vuri buzën në gaz tek dritat e një makine të vetmuar në shkretëtirën e errët të rrugës depërtuan në dhomë e ndriçuan një çast fytyrën e tij të qetë e të vetëknaqur. I shkreti ti, mendoi, nuk e ke menduar kurrë se unë jam grua, e kam aq forcë në shpirt sa për tu hakmarrë...jo me burra hoteleve, nuk i shkon natyrës sime. Kam aq forcë e magji në shpirt, sa të tradhëtoj edhe me ajrin që ti thith dhe e nxjerr prej mushkërive...






0 commenti:

Lettori fissi

Slideshow

Loading...

Pergezime nga une, Vedati , Suzanes


Pergezime nga une, Vedati , Suzanes.
E kam kujtuar gjithnje me mallengjim shokun tim te shkolles , me te rregulltin, me te sinqertin,me te dashurin.Gjithnje i suksesshem ne mesime dhe ne shoqeri e veprimtari te perbashketa kulturore.Njeriu me realist , vezhgues i jashtezakonshem dhe konkludues i matur.
Prekej shume nga ndonje moskorrektesi e ndonje shoku te vet , ja vinte ne dukje per t'a permiresuar, por nuk u mbante meri.Pak jemi takuar ketu ne Shqipweri. Kur une punoja ne jug ai ne veri dhe anasjelltas. Kur takoheshim , gjithmone rastesisht, qellonte qe te dy ishim me ngut.
Asnjehere nuk u ngopem me muhabet. Edhe me te shoqen çeke, shume e shqiptarizuar , ne kembe jemi prezantuar dhe njohur.
Ne Ostrave , Petriti me njoftoi se po ikte nga konvikti se ishte martuar. Per kete pike nuk e zgjatem muhabetin sepse une nuk e pelqeja nje gje te tille se me dukej e parakoheshme.
Por ai e beri fakt te kryer. Une ate vit te 1959-s mbarova studimet dhe u ndava me Petritin , duke i thene sipas zakoni te atehershem “Me nje djale”.
Une njehere u ndodha ne siklet te madh se mund te denoncohesha ne ambasade. Une me Petritin ditet e pushimit punonim neper ndermarrje te ndryshme, metalurgji etj. Ne vajtem dhe na afruan nje pune te rende qe une s'e perballoja dot.Petriti si i forte qe ishte e pranoi.Kur u takua me ate shokun e vet, qe me vone i doli inkorrekt, i kish thene : “une fillova pune per keto dite pushimesh, Vedati nuk gjeti te pershtateshme.
Ai i qe pergjigjur : “C'ju be mire atij reaksionarit qe s'e moren ne pune “.
Pse i thua reaksionar ?
S'e di ti ? I ka thene B-se per Hrushovin qe eshte trockist, duhet t'a denoncojme.
Pas ketij Petriti vjen direkt e me thote.
Verte B-ne e kemi shume shok sidomos ti ke shume konfidence, por kur e di qe ai eshte informator si ja thua keto gjera ?
Tani rreziku me i madh ishte nga ky tjetri se sa nga B-ja.Se mund te na beje ndonje te pabere , se mund te na beje çeshtje te Rinise, Partise dhe ambasades.Duhet ta mbyllim urgjent.
Pasi e rrahem problemin vendosem te organizojme nje feste sikur gjoja te nesermen martohej vellai im me i vogel ne Tirane dhe te mblidheshim e t'a festonim. Ashtu u be.
Ngritem dolli dhe perplasem gotat sigurisht per miqesine me BS, per lavdine e ML dhe te Stalinit e Enverit dhe shume me teper per shendetin e Hrushovit duke e cilesuar si Leninin e diteve tona e keshtu me rradhe.
Mandej Petriti u tregua shume aktiv per te ndryshuar mendjen e atij inkorrektit dhe me siguroi qe çeshtja u mbyll me fjalet qe nje fjale e tille nuk mund te thuhej prej meje per Hrushovin.
Mos te harrojme se kjo ngjarje ishte ne pragun e vizites se madhe qe do te bente Hrushovi ne Shqiperi dhe une isha ne periudhen e perpilimit te diplomes.
Nuk do t'a harroj kurre Petrit Kollakun. Vdekja e tij me erdhi krejt e papritur dhe u habita se si nuk merreshin masa per mbrojtjen nga silikoza.
Me dhembi shume per Petritin por me rendoi per tere jeten se kjo vdekje e hidhur kishte te bente edhe me ate qe rregullat e sigurimit teknik ne pune nuk zbatoheshin rigorozisht.
Gjithmone do ta kujtoj me permallim , te mrekullueshmin Markshajder Petrit Kollaku.
Petriti meriton dekoraten me te larte per punen e pakursyer qe ka bere dhe per sjelljen e tij aktive dhe shembullore ne te gjitha fazat e jetes e te punes.
Me shume respekt perpara Bijes Se Petrit Kollakut, Suzana Kuqit.
Prof Dr.Inxh.Gjeolog Vedat Shehu

sublime

sublime

Noi e le parolacce



Mia figlia ha fatto una scuola dove la maggior parte dei alunni erano maschi, pensateci , solo cinque ragazze tra cinquanta ragazzi. No, niente di male, non ha avuti dei problemi , perchè ha la testa sulle spalle e sa rispondere a chiunque, ma il problema è che è diventato un po maschiaccio. E' passato il tempo dei bei vestiti e delle belle pettinature, solo i jeans , magliette e scarpe che sembrano da militare.Non ne parliamo del vocabolario. Ma non è che la usa con me o con suo padre, neanche con i nostri amici, è molto educata. Ma un giorno che per caso ero tornata prima dal lavoro , lei, non si era accorta e stava litigando con suo fratello , l'ho sentita.A dire la verità non potevo capire chi era il maschio tra loro due...Stavo in piedi nel corrodoio e sentivo con la mandibola che mi era scesa giù. Dopo qualche minuto, dalla sala esce mio figlio , arrossato come una ragazza timida. Quando i suoi occhi incontrarono i miei mi disse :
- Diglielo te di chiudere la bocca altrimenti lo picchio...- e entrò nella sua camera e io sentì un rumore forte e mi sembro che il muro cadesse giù. Allora capì perche i muri e il frigo avevano quei segni strani...era lui che li prendeva con i pugni.
Queste cose mi fanno mettere a pensare. Noi, eravamo educati in una maniera diversa nel nostro tempo e nel nostro paese, anche se eravamo poveri e nelle condizioni per niente desiderati, non usavamo mai le parolacce.E non solo. Quando li sentivamo, diventavamo rossi fin alle orecchie come i papaveri, e pensa te se potevamo usarle in casa. Mi ricordo che quando avevo cominciato a lavorare per la prima volta in regola in una struttura qui, mi capita una collega che quando parlava , una parola su tre , era una parolaccia.Dio mio , pensai, io avevo conosciuto l'Iatlia tramite la Tv e pensavo che le parolacce non esistevano.Ma le parolacce si imparano presto, e dopo un pò di tempo cominciai a rispondere e dare anche il resto, di sicuro sceglievo la moneta più piccola.Strano però, ma non mi vergognavo, per lo più per me era una lingua straniera e non mi faceva lo stesso effetto che mi fanno nella mia lingua. Perciò , un giorno che i miei adorabili figli stavano litigando e il più bravo marito del mondo faceva finta di non sentire,non so come fa fare il sordo quando non li interessa, io osai a dire una parolaccia perchè dovevano finirla. Voi credete che ha fatto qualche effetto su miei figli ? Neanche l'hanno sentito. Invece mio marito che l'aveva sentita mi guardava meravigliato come se fossi un alieno.
- Perchè mi guardi così ? dico io arrabbiata pronta a far fuoco su di lui.
Lui non mi rispose per un pò, poi mi dice tranquillamente :
- Quando la donna comincia a usare le parolacce, vuol dire che sta per diventare vecchia.
L'effetto era pieno. Dopo questo non ho mai più usato le parolacce in casa mia. Potevo accettare che ero maleducata... potevo accettare tutto ma... che stavo per diventare vecchia... mai. In fin dei conti quale altra donna lo può accettare ...?

Invisibile



E’ finito un sogno
si è spezzato
Uno degli ultimi rimasti
come le ali di una rondine
ferita che cade dal cielo
In apparenza
non è successo niente
continuo a vivere
lavorare , sorridere
e scherzare
Nessuno si accorge
di quello
che mi succede dentro
neanche posso dirgliele
mi prenderebbero in giro
Nessuno si accorge
della tragedia invisibile
di sogni crollati
Perchè io… ho paura
… di sognare ancora…

Lumturi familjare

Pjese nga libri me te njejtin titull


Prezantimi

Ne , domethene une, burri me i mire ne bote dhe femijet me te embel ne bote , jemi nje familje qe jetojme ne harmoni te plote , per t’u pasur zili. Punet i kemi te ndara natyrshem , pa u lodhur , sipas prirjeve dhe talenteve qe ka secili prej nesh. Keshtu , zararet , lodrat , televizorin e telekomanden jane pune qe i bejne shkelqyeshem e me zell te madh femijet. Gazetat , domethene leximin e tyre , zgjidhjen e fjalekryqeve , gjumin e pasdites , ndjekjen e lajmeve e disa pune te tjera te ketij tipi monoton e te merzitshem i ben me vullnet e zell te madh burri im i dashur pa u ankuar fare. Ate pakice punesh ordinere e te thjeshta qe mbeten si larje , gatim , hekurosje e vogelsira ta tjera i bej une , ç’eshte e drejta jo me qejf , po i bej. Kur te gjitha ecin sipas kesaj menyre ndarjeje çdo gje shkon mire e bukur. Por nuk eshte e thene . Nganjehere mua si gjithe grate e tjera me vret e mira e nis e ankohem se gjoja me dhemb koka, kurrizi , apo ndjehem e lodhur . Fill pas kesaj femijet shtojne si me komande intensitetin e veprimeve te tyre e seç u shkrep te vrapojne e te ulerijne si indiane duke permbysur çdo gje qe u del perpara . Im shoq fillon e ngryset . Per kunderveprim une e hap gojen me shume duke u ankuar. Atehere burri nuk mbetet vetem ne ngrysje por kundervihet me fjale . Fillon kesisoj nje nga ato seanca qe mund t’i quash zbrasje thesi e dyaneshme me shprehje opinionesh si pershembull rri e ben sehir , gazetaxhi , nuse prej lecke , dembele etj. Pasi mbarojme me njeri tjetrin e kane rradhen njerezit e mij , pastaj te tij , shtohen argumente e "komplimente" te reja nga ato te seances se parafundit . Rezultati , pas kater oresh debat , nje jave pa folur derisa mua me vijne mendte perseri e vazhdojme sipas rregullit te arte te vendosur qe ne fillim…

Il volo di un poeta


Il volo di un poeta…
Hai mai preso un volo
Come un gabbiano all’alba
Hai mai dorato la tua anima
Con i raggi del sole al tramonto…
O nella notte con stelle che scintillano
Sulla luna piena ti sei fermato
A fare l’amore con il tuo amato
Hai mai fatto…
Io ho cavalcato le aquile
Nelle notti tempestose arrabbiate
Ho ucciso dei mostri con le mani mie
Ho parlato coi draghi
Nelle mie poesie…
Ti sei mai tuffato
Nel profondo blu degli oceani
Hai fatto compagnia ai delfini
Come una bella sirena sognando
Un sogno
Negato nei secoli…
Hai provato a girare nella giungla
Tra leoni e tigri
Senza aver paura
Perchè ti sei messo in testa
Quel fiore raro e stupendo
Per regalarlo al tuo amore
E quando l’hai trovato
Hai rinunciato
A non uccidere quella bellezza…
Sei riuscito e ricamare le stelle
del cielo
In una notte nuvolosa e buia
E ad aprire le porte
Degli universi ignoti
E paralleli,
e viaggiare nell’infinito
Sei riuscito
a vedere quanto diverso
può essere il mondo
se la gente
potesse ragionar col cuore…
E di parlare con Dio
Nel raggio dorato del sole
Di sentirlo in un germoglio
Verde e delicato
Dopo un inverno furente
E ti dice, ecco una speranza
Alzati, non ti devi rassegnare
Al destino
Una vita ti ho dato
Non viene sprecata
Ti sei mai sentito
Padrone di te stesso
E dei tuoi pensieri
Oppure quel conto in banca
Si è impadronito di te
E il tuo cuore
L’ha fatto diventar gelido…
Ti sei mai bagnato il cuore
Con le lacrime non tue
L’hai mai scaldato
Nei raggi
Meravigliosi
Di un sincero sorriso…
Perciò di prego
Non chiedermi
Cosa ho fatto
O cosa farò nella mia vita
Non mi vergognerei
A risponderti
Sono, sarò e morirò
Come un poeta matto
Tormentato e felice
… Nel volo…

patenta

patenta

GRI

GRI

Slideshow

Loading...

Vajza ime


Vajza ime
tashmë është një ëndërr
e unë një … pritje
Vajza ime
ëndrrën u ka rrëmbyer
pulëbardhave
e ka ikur tutje…
Vajza ime
mes detit dhe qiellit
porteve dallëndyshe…
Vajza ime
një ëndërr në lundrim
e unë
zemër që bën durim…
Vajza ime
marinare ëndrrash
endet nëpër botë
unë këtu
një port këmbëngulës
në një pritje kokëfortë

Imperia 26 maj 2008…

coelho


- Ne vete, jemi infiniti i vogelsise dhe i madheshtise, dhe jeta qe i bashkon.

mesazh dhembshurie

mesazh dhembshurie

Slideshow

Loading...

kristiana

kristiana

Che lingua parla l'anima


Che lingua parla l'anima
(alzheimer)
Il sipario scende lentamente
pensieri che si inciampano
finché si perde anche la parola
nella notte buia della mente...
La ragione è spenta
Spenta sembra anche la luce
dentro gli occhi...
ma se ti avvicini
delicatamente
bussando con un sorriso...
si alza un' altro sipario
un altra scena mostrando
un anima intimorita e terrorizzata
imprigionata in un corpo ed in un mondo
che più non la conosce...
Dio mio!
Qual' è la lingua dell'anima..?
Che lingua parla l'anima..?
Se non quella di questi occhi
in cerca di percepire
un po' di tenerezza
affamata di una carezza
di un sorriso, di un affetto...
su tutte le facce
perché nel suo mondo
esiste solo una
che comprende anche quello dei figli
che gli ha partoriti, cresciuti, amati
che li sembrano dei perfettamente estranei
vede un solo volto
che si chiama umano, ma...
ha dimenticato
qual'è la lingua che parla l'anima...
Perché spendiamo nelle guerre
facciamo la gara per arrivare alle stelle
perché interessa più la vita sul Marte...
e non pensiamo che ciascuno può incontrare
questa malattia nel suo destino...